Arzu pyet Xhenetin nëse do e falte nënën e saj. Xhenet e lë të kuptojë se do e kishte falur. Kaja shkon në spital dhe mëson se Xhengiz nuk mund të flasë por në të ardhmen mund të shërohet. Nilgyn njofton Selimin se Xhengiz ka dalë nga koma. Kaja hyn në dhomën e spitalit dhe i vendos Xhengizit jastëkun për ta mbytur. Ai dëgjon jashtë derës zërin e Nilgynit dhe Ozlemit. Kaja largohet para se Nilgyn dhe Ozlem të futen në dhomë. Melisa shkon në shtëpi dhe kërkon Arzun për t’i kërkuar llogari. Arzu shkon në shtëpi me Xhenetin e cila e mban prej krahu. Melisa bëhet me nerva kur i sheh bashkë. Ajo lë të kuptohet që ka mësuar diçka. Melisa ja përplas në fytyrë Arzus përgjigjen e analizave të ADN-së. Arzu tronditet. Melisa i kërkon ta lexojë me zë të lartë që ta dëgjojë edhe Xhenet. Arzu përzë Xhenetin. Xhenet para se të largohet dëgjon Arzun duke i thënë Melisës se do i tregojë gjithçka. Melisa i thotë Arzus se më mirë të jetë pa nënë sesa me një nënë si ajo. Xhenet kthehet pasi Arzu ka harruar çantën. Melisa përzë Arzun nga shtëpia dhe ja mbyll derën. Xhenet sheh Arzun jashtë derës duke iu përgjëruar Melisës. Arzu i kërkon Xhenetit të largohet nga jeta e saj. Xhenet i qëndron pranë Arzus. Selim pyet Xhengizin nëse ishte Kaja ai që e qëlloi. Xhengiz nuk i jep asnjë shenjë pasi ka frikë. Melisa shkatërron dhomën. Ajo u thotë familjarëve se Arzu i braktisi të gjithë. Selim i tregon Xhenetit dyshimet që ka për Kajan. Xhenet nuk mund ta besojë. Arzu shkon në shtëpinë e Kajas dhe e fajëson për gjithçka ka ndodhur. Ajo akuzon Kajan se i ka treguar të vërtetën Melisës. Kaja i thotë se nuk i ka treguar ai dhe e kupton që vetëm Mukadëz mund t’i ketë treguar. Kaja nxehet dhe niset për tek Mukadez por Arzu e ndalon./revistawho.com