Duket se kjo do të jetë vera e bashkëpunimeve. Shumë artistë shqiptarë kanë treguar se po punojnë me njëri-tjetrin për të sjellë hite. Edhe Majk me Getoar Selimin kanë paralajmëruar projektin e radhës.
Ky do të jetë i gjashti bashkëpunim nga ky kombinim që ka rezultuar i suksesshëm, e prandaj menaxheri i tyre, Dekorim Sahiti ka sfiduar këta dy artistë të thejnë rekordet e tyre paraprake meqenëse kanë prekur edhe shifra tejet të larta siç është projekti “Ajo” me 79 milionë klikime apo “S’jena mo” me 52 milionë.
“5 këngët e kaluara, 5 megahite në Shqiptari. Megahiti i radhës, me ja thy rekordin vetit” – është shprehur Sahiti, teksa pozitiv mbi këtë prurje shprehet edhe Ghettogeasy i cili ka shkruar: “Po ta dorëzoj tani Majk, urime. Nuk po kemi vend, ku ti lëmë trofetë. I gjashti me radhë”. Kënga është në përfundim dhe pritet të publikohet nga dita në ditë.