Klaudia Pepa ka qenë e ftuar në programin italian “Verissimo”, ku edhe ka folur më shumë për jetën e saj private.
Mes të tjerash, ajo tregoi se ka menduar që të heqë dorë nga karriera e saj pasi i ati i saj nuk është mirë, por ka qenë mamaja e saj që i ka dhënë forcë dhe motivim për të vazhduar para.
“Jam shumë e mërzitur sepse babai im nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht mendova të lë çdo gjë dhe të kthehem në Shqipëri, por më pas ishte mami im që më dha forcë dhe më tha: ”Jo, ti duhet ta bësh këtë gjë”.