Gold Ag e ka nisur ditën e pushimit në formën më të mirë, me të birin e tij mbi shpatulla. Reperi ka publikuar një moment nga mëngjesi i sotëm, krah së cilës ka shkruar: “Mirëmëngjesi”.
Duket se edhe për të birin krahët e babait janë vendi më i rehatshëm për të qëndruar, pasi i vogli po fle qetësisht mbi të.
Gold Ag u bë baba disa javë më parë me djalin e tij të cilin vendosi ta quajë Gueril. Reperi i dedikoi të voglit fjalët më emocionuese fill pas momentit kur ai erdhi në jetë.
Gold Ag e ka bërë ‘tag’ të birin dhe me këtë rast zbuluam se djali thuajse 3 javësh ka edhe një faqe në ‘Instagram’, që sigurisht menaxhohet nga prindërit dhe vetëm 2 fotografi kanë bërë 2204 ndjekës./revistawho.com
View this post on Instagram