Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Mënyrat efektive për një gjumë sa më të rehatshëm

12/12/2018
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Në një periudhë të caktuar të jetës tonë, të gjithë kemi probleme të theksuara me gjumin dhe kjo për arsye të ndryshme. Mungesa e gjumit mund të ndikojë keq në organizmin tonë, por ne kemi gjetur zgjidhjen e duhur për ju me këto metoda shumë efektive.





1. Gjeni pozicionin e duhur

Pozicioni se si ju flini ndikon shumë në kualitetin e gjumit tuaj. Shkencëtarët thonë se nëse flini me kurriz, atëhere keni gjetur pozicionin e duhur pasi në këtë mënyrë koka, qafa dhe shpina qëndrojnë në një pozicion neutral. Nuk është shumë i pëlqyer, por është i duhuri.


2. Hiqni dorë nga dyshekët e vjetër

Dysheku i vjetër dhe jo i rehatshëm sigurisht ndikon në pagjumësinë tuaj dhe në probleme të tjera që lidhen me gjumin. Nëse është më i vjetër se 7 vjet, atëherë ka ardhur koha për ndryshim pasi ai nuk mund ta përballojë më peshën e trupit tuaj.

3. Provoni të mbani një ditar

Nëse keni shumë mendime gjatë natës, mund t’ju krijojnë ankth dhe pagjumësi. 15 minuta përpara gjumit, mund të shkruani në një bllok çdo gjë të bukur që mund t’ju ketë ndodhur gjatë ditës, duke u fokusuar kështu vetëm në gjërat pozitive.

4. Eleminoni gjumin gjatë ditës

Disa mendojnë që gjumi gjatë ditës mund të zëvëndësojë atë të një mbrëmje pa gjumë, por në fakt nuk është aspak kështu. Ato ndikojnë në gjumin gjatë mbrëmjes dhe sipas shkencëtarëve, personat që duan të bëjnë një gjumë të mirë gjatë mbrëmjes, pa ndërpreje, duhet të eleminojnë gjumin gjatë ditës.

5. Mbani larg orën

Nëse e keni mendjen gjatë gjithë kohës për të parë orën, niveli i ankthit dhe i tensionit do ju shtohet, duke sjellë kështu pagjumësi. Vendoseni orën në një vend që nuk mund ta shihni dhe krijoni një ambjent sa më relaksues në dhomën tuaj.

6. Provoni Yoga apo ushtrime frymëmarrjeje

Yoga apo ushtrimet e frymëmarrjes ju ndihmojnë shumë me gjumin dhe qetësojnë sistemin tuaj nervor.

7. Hani ushqime të shëndetshme që ju ndihmojnë të luftoni pagjumësinë

Problemet me gjumin vijnë për shkak të mungesës së magnezit në trupin tuaj. Provoni të hani ushqime qe e përmbajnë atë si spinaqi, bajamet, avokado. Kivi gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një gjumë sa më të rehatshëm.

8. Përdorni një teknikë “imagjinare”

Kjo teknikë ka të bëjë me gjërat që ju qetësojnë ose ju bëjnë të ndiheni mirë. Duke i imagjinuar ato, e mbani trurin e zënë duke menduar vetëm gjëra të bukura.

9. Mundohu të qëndrosh zgjuar dhe jo të flesh

Kjo mund të duket e çuditshme, por duke u përpjekur të qëndroni zgjuar ju ndihmon të flini më shpejtë. Duke u fokusuar tek qëndrimi zgjuar nuk do ndiheni në ankth apo në tension për të fjetur sa më shpejtë. /revistawho.com

Tags: gjumeKeshilla
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Taylor Swift gjen njeriun e duhur, gjërat mes tyre po bëhen shumë serioze

Taylor Swift gjen njeriun e duhur, gjërat mes tyre po bëhen shumë serioze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera