Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mënyrat më të sakta natyrale për shëndetin e mendjes

23/05/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Mënyrat më të sakta natyrale për shëndetin e mendjes

Stili i rënduar i jetesës në kohët moderne nxjerr në pah nevojën e menjëhershme për t’i dhënë ndihmën maksimale trurit, këtij organi kaq thelbësor për organizmin.





Sipas të dhënave nga studime të ndryshme, AgroWeb.org liston më poshtë 6 mënyra realiste dhe të çmuara për të përmirësuar shëndetin e trurit nëpërmjet ushqimit.

Konsumoni më shumë fibër

Fibra është e nevojshme për të ushqyer bakteret e shëndetshme në stomak që krijojnë acidet yndyrore, që i japin fuqi proteinave të trurit.


Konsumoni sallata çdo ditë dhe përfshini në regjimin tuaj lulelakrën, brokolin dhe lakrën e kuqe.

Të treja janë të pasura me fibër por me shumë ushqyes të tjerë të rëndësishëm edhe për organet e tjera.

Shmangni ushqimet e shpejta dhe pijet me sheqer

Ngrënia e ushqimeve të përpunuara dhe me ëmbëlsues shtesë, rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Një gjë e tillë ezauron enët e gjakut dhe krijon një proces të dëmshëm për proteinat e trurit.

Truri ushqehet me glukozë dhe oksigjen që kalojnë nëpërmjet enëve të vogla të gjakut.

Sheqeri i dëmton ndjeshëm këto enë gjaku dhe rrjedhimisht truri merr më pak glukozë dhe oksigjen.

Të dhënat shkencore thonë se 40% e rasteve të sëmundjes së Alzheimerit i atribuohen rritjes kronike të insulinës që vjen si pasojë e pijeve të ëmbla.

Hani shumë kërpudha

Kërpudhat përmbajnë nivele të larta të dy antioksidantëve të fuqishëm të nevojshëm për jetëgjatësinë.

Studimet kanë konfirmuar se ata që hanë më shumë kërpudha janë më pak të rrezikuar nga skleroza, Alzheimer apo Parkinsoni.

Kërpudhat e llojit ‘porcini’ kanë përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mbron jo vetëm trurin por edhe trupin. Ky vaj largon inflamacionin dhe mbron nga sëmundje kronike.

Frenoje nepsin

Nëse keni dëshirë për ushqime të shpejta apo të skuqura, është e rëndësishme të tregoni kujdes me nepsin dhe të mos e teproni.

Nëse dëshironi një ëmbëlsirë, hajeni, por mos e mbushni pjatën.

Të treguarit kujdes me racionet është thelbësore për organizmin.

Edhe perimet e shëndetshme siç është lakra e vogël mund të shkaktojnë probleme serioze nëse i konsumoni më shumë seç duhet.

Ha mish, por mos e tepro

Mishi i shtazëve të ushqyera natyralisht me bar është i shëndetshëm.

Mishi i gatuar mirë është katalizator i rritjes së trurit.

Mishi i kuq ka ushqyes që e përmirësojnë funksionin e trurit.

Femrat që hanë mish të kuq janë më pak të rrezikuara nga depresioni dhe ankthi.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me racionet dhe të mos hani mish më shumë se dy herë në javë.

Për më tepër, përveç ushqimit sigurohuni të merrni vitamina të mira për trurin siç janë ato të kompleksit B dhe magnezi./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Banu hedh Kaderin nga shkallët, ajo përfundon në spital, nesër në “Lule të vetmuara”

Banu hedh Kaderin nga shkallët, ajo përfundon në spital, nesër në “Lule të vetmuara”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera