Ndryshime në jetën private të aktorit të njohur të humorit të “Portokalli”, Rezart Veleshnja. Pas dy vitesh lidhje të bukur dashurie me grimieren e talentuar të filmave aksion dhe jo vetëm, Pranvera Metolli. Rezi mësohet se është sërish beqar. Sipas burimeve pranë çiftit mësohet se tashmë është prishur fejesa, raporton sot revista “Story”, fakt që vërtetohet edhe në profilet e tyre zyrtare në Facebook. Si Rezi ashtu edhe Pranvera e kanë hequr nga profili statusin “i fejuar”, duke dëshmuar se bashkëjetesa e tyre ka marrë fund. Nuk dihen arsyet që çuan çiftin në ndarje, ndërkohë që flitet se ata janë ndarë me mirëkuptim duke mbetur miq të mirë.