Më vendim të kreut të shtetit Bujar Nishani ditën e sotme shtatë shtetas nga Kosova kanë përfituar shtetësinë shqiptare.
Në listë është edhe emri i një këngëtari të njohur, si Dren Abazi.
Ky i fundit u bë i njohur si pjesë e grupit “Zig Zak Orchestra” dhe nga bashkëpunimet me shumë këngëtare nga Shqipëria, si Anjeza Shahini, Ledina Çelo etj.
Duke qenë i preferuar nga publiku, Dreni vjen shpesh herë të këndojë live në lokalet e natës në Tiranë. Tani që ka marrë nënshtetësinë, nuk do të vijë më si një i ftuar.
Personat që kanë marrë shtetësinë shqiptare:
Norë Abaz Osmani Begolli (Osmani)
Lekë Kushtrim Begolli
Kushtrim Ismet Begolli
Dren Ferid Abazi
Burimi: Telegrafi