Që prej ditës së parë në palestër, Rudina duket se i është përveshur punës seriozisht për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ajo ka ndarë çdo moment nga orët e shumta të stërvitjes, por dhe ka treguar dhe se është kujdesur për ushqimin maksimalisht. Krenarinë e një vullneti të tillë, Rudina nuk e ka fshehur asnjëherë në rrjetet sociale, aty ku tregon gjithmonë format e saj dhe rezultatin e arritur. Dhe mirë e bën, të gjithë do donim pak vullnet Rudine kur vjen puna tek palestra e sidomos në ditët me shi./revistawho.com









