Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Meryl Streep “godet” Trump me fjalimin e mbajtur në Golden Globes 2017 (FJALIMI I PLOTË)

09/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Meryl Streep “godet” Trump me fjalimin e mbajtur në Golden Globes 2017 (FJALIMI I PLOTË)

Golden Globes u mbajt mbrëmjen e djeshme në Beverly Hilton në Kaliforni. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte aktorja Meryl Streep, e cila pasi mori çmimin “Cecil B. DeMille”, mbajti një fjalim i cili edhe pse nuk përmendte emrin e Trump, ishte posaçërisht për të. “Mosrespekti sjell mosrespektim. Dhuna nxit dhunën. Dhe kur e fuqishmja përdor pozitën për të poshtëruar të tjerët, ne humbim” –u shpreh Streep. Lexoni fjalimin e plotë të saj në vazhdim:





“Faleminderit shumë. Ju dua të gjithëve. Të gjithë ju duhet të më falni. Kam humbur zërin këtë javë duke qarë e bërtitur. Dhe kam humbur edhe mendjen këtë vit. Fundja çfarë është Hollywood-i? Një grup njerëzish nga vende të ndryshme. Unë kam lindur e jam rritur në New Jersey. Viola Davis (producente) ka lindur në një fermë në Karolinën e Jugut dhe u rrit në Long Island. Sarah Paulson u rrit nga mamaja në Brooklyn. Sarah Jessica Parker në Ohio. Amy Adams ka lindur në Itali. Natalie Portman lindi në Jerusalem. Kur i kanë çertifikatat e lindjes? Dhe e bukura Ruth Negga ka lindur në Etiopi dhe është rritur në Irlandë. Ajo është këtu e nominuar për rolin e një vajze nga Virginia. Ryan Gosling është kanadez. Dhe Dev Patel ka lindur në Kenia dhe është rritur në Londër. Ai është sot këtu për rolin e një indiani të rritur në Tasmania. Hollywood-i është i mbushur më të huaj. Nëse ti i përzë ata, nuk ke për të parë asgjë, por vetëm futboll dhe arte marciale, të cilat nuk janë art. Puna e një aktori është të futet në jetët e njerëzve që janë ndryshe nga ne dhe t’ju tregojnë ju si ata ndihen. Dhe ka pasur shumë performanca këtë vit që e kanë arritur këtë punë pasionante. Ishte një performancë që më ka befasuar këtë vit. Më befasoi jo sepse ishte shumë e mirë. Nuk kishte gjë të mirë, por ishte efektive. E bëri audiencën të qeshte. Ishte momenti kur personi i cili do ulej në karrigen më të respektuar të vendit tonë, imitoi një gazetar me aftësi të kufizuar, sepse ai ishte më i privilegjuar se gazetari, kishte pushtet dhe mundësinë për të luftuar. Mu thye zemra kur e pashë. Akoma nuk e heq dot nga mendja sepse nuk ishte një film. Ishte në jetën e vërtetë. Dhe ky instikti për të poshtëruar, kur sillet nga një person publik, nga dikush i fuqishëm, filtrohet në jetën e çdokujt, sepse në një farë mënyre i jep leje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Mosrespekti sjell mosrespektim. Dhuna nxit dhunën. Dhe kur e fuqishmja përdor pozitën për të poshtëruar të tjerët, ne të gjithë humbim. Kjo më sjell tek shtypi. Ne na duhet shtypi parimmor sepse kjo është arsyeja pse themeluesit tanë kanë sanksionuar shtypin dhe lirinë e tij në kushtetutën tonë. Kështu që unë i kërkoj “Hollywood Foreign Press (Shtypi i huaj hollivudian)” dhe të gjithë komunitetit tonë të bashkohen me mua për të mbështetur gazetarët. Sepse ne na duhen ata që të shkojmë përpara. Dhe ata kanë nevojë për ne për të mbrojtur të vërtetën. Edhe diçka. Kur isha duke punuar për setin, Tommy Lee Jones më tha se nuk ishte shumë privilegj të ishe aktor. Po, është. Dhe ne duhet t’i kujtojmë njëri tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të ndjeshmërisë. Ne duhet të jemi krenarë për punën e nderuar të Hollywood-it sonte. Siç më ka thënë mikja ime, aktorja e ndjerë Carrie Fisher e njohur si Princess Leia, merre zemrën tënde të thyer dhe ktheje në art. Faleminderit.”/revistawho.com


Tags: golden globes 2017Meryl Streep
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Donald Trump i kundërpërgjigjet kritikave të Meryl Streep

Donald Trump i kundërpërgjigjet kritikave të Meryl Streep








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera