Shumica e kohës e ka gjetur modelen shqiptare, Emina Cunmulaj pranë dy vogëlusheve të saj, por së fundmi dhe duke u marrë me bimët në oborrin e shtëpisë.
Ajo ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me rrobat e shtëpisë mes gjelbërimit.
“Paqja ime këto ditë”, ka shkruar Emina krah postimit i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Kujtojmë se prej kohësh Cunmulaj është shkëputur nga bota e modës, për t’iu dedikuar plotësisht vajzave, rritjes së tyre dhe bashkëshortit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B_7lhj5nLaL/?igshid=1e8sm9qq3quha







