Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Mes heshtjes dhe zhurmës: Usher i del në “mbrojtje” Diddy-t publikisht! 26/03/2026
Landi hyn në Big Brother VIP, mesazhe të (pa)qarta për Mirin! 26/03/2026
U përdhunua dhe u paralizua, historia e trishtë e 25-vjeçares spanjolle që zgjodhi eutanazinë! 26/03/2026
Emra të njohur, 158 kamera dhe kryeplaku, Eduart Grishaj zbulon detaje nga Ferma VIP 3! 26/03/2026
Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë! 26/03/2026
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking News

Mes heshtjes dhe zhurmës: Usher i del në “mbrojtje” Diddy-t publikisht!

26/03/2026
në Breaking News
Kohë leximi: 2 min
A A
Mes heshtjes dhe zhurmës: Usher i del në “mbrojtje” Diddy-t publikisht!

Në një kohë kur çdo deklaratë peshohet me kujdes dhe çdo fjalë mund të kthehet në titull, Usher ka zgjedhur të thyejë heshtjen, jo për të ndezur debat, por për të vendosur një nuancë në një histori që po rrëfehet me tone ekstreme. Në një intervistë për “The Enterprise Zone” të Forbes, ai ofron një këndvështrim që nuk kërkon të justifikojë, por të dallojë mes perceptimit dhe përvojës personale.





 

“Nuk mund ta injorojmë realitetin. Në shumë mënyra, mendoj se disa njerëz persekutohen dhe ndoshta nuk pranohen. Nuk kam asgjë për të thënë për P Diddy-n sepse përvoja ime nuk është ajo që pa bota, sepse ai u keqinterpretua”, shprehet ai, duke e vendosur theksin te diferenca mes narrativës publike dhe asaj individuale. Një deklaratë që nuk mohon realitetet, por as nuk i redukton ato në një dimension të vetëm.


 

Në të njëjtën linjë, Usher nuk e fsheh respektin për ndikimin që Diddy ka pasur në industrinë e muzikës dhe në rrugëtimin e tij personal. “Shumë njerëz përfituan nga ajo që ai krijoi. Kjo është arsyeja pse e shoh atë si një trashëgimi”, thotë ai, duke e lidhur figurën e tij me një epokë që ka formësuar kulturën pop. Përtej polemikave, ai e përshkruan si një mentor të rreptë, por të vlefshëm, një figurë që, sipas tij, ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si ai e ka ndërtuar veten si artist dhe biznesmen.

 

“E respektoj emrin e tij sepse kuptova se ajo që mësova përmes biznesit erdhi si rezultat i gjërave të jashtëzakonshme që isha në gjendje të bëja dhe mënyrës se si e pozicionova veten si biznesmen”, shton Usher, duke ofruar një reflektim që shkon përtej lajmit dhe prek thelbin e marrëdhënieve në industrinë e famës, kompleksitetin e tyre.

 

 

NGA KATEGORITE E TJERA

Landi hyn në Big Brother VIP, mesazhe të (pa)qarta për Mirin!
Breaking News

Landi hyn në Big Brother VIP, mesazhe të (pa)qarta për Mirin!

26/03/2026
Ka një arsye pse Arbana dhe Eduarti zihen, por nuk është ajo që po mendoni!
Breaking News

Emra të njohur, 158 kamera dhe kryeplaku, Eduart Grishaj zbulon detaje nga Ferma VIP 3!

26/03/2026
Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë!
Breaking News

Një emër, një datë, një histori: Sofia Richie zgjeron familjen me një djalë!

26/03/2026
Të dielën ndryshon ora, më shumë dritë, më pak gjumë, një ritëm i ri!
Breaking News

Të dielën ndryshon ora, më shumë dritë, më pak gjumë, një ritëm i ri!

26/03/2026
Rikthimi i Kristit në Big Brother Vip Albania që trazoi lojën, por jo siç mendon publiku!
Breaking News

Rikthimi i Kristit në Big Brother Vip Albania që trazoi lojën, por jo siç mendon publiku!

26/03/2026
Pas Can Yaman, edhe Hande Erçel në fokus të hetimeve për drogë!
Breaking News

Pas Can Yaman, edhe Hande Erçel në fokus të hetimeve për drogë!

25/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera