Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje me Leonardo DiCaprion, lajm i cili u tha se kishte shqetësuar Zayn Malik pasi ai po kërkon rikthimin me partneren. E mes kësaj situate, Gigi ka bërë veprimin e papritur ndaj ish-partnerit. Khai, vajza e tyre ka festuar ditëlindjen dhe modelja postoi në Instastory një foto të tortës së vogëlushes dhe etiketoi Zayn.
“Vajza jonë ëngjëllore bëri 2 vjeç sot”, shkroi Gigi duke i bërë tag babait të së bijës.