Bebe Rexha ka konfirmuar ndarjen nga Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku.
Këngëtarja 33-vjeçare, shpërtheu në lot teksa performonte në O2 Shepherd’s Bush Empire të Londrës të shtunën.
Gjatë koncertit të turneut të saj “Best F*N Night Of My Life”, krijuesja e hiteve shfaqi format fizike në një trupore të zezë të zbukuara me gurë.
Bebe, e cila kohët e fundit ndau një tekst të poshtër ‘turpërues’ që dyshohet se ishte dërguar nga ish-i i saj , pranoi se ndihej e brishtë pak para se të këndonte këngën e saj “Atmosphere”, shkruan DailyMail.
“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha ylli.
Më vonë në setin, artistja e nominuar për “Grammy” u pa e përlotur teksa fansat mbanin pankarta duke thënë: “Ti je e mjaftueshme” gjatë këngës së saj “I Am”.
Bebe nuk lejoi që ndarja ta prishte atë, pasi ajo bëri një shfaqje të jashtëzakonshme për fansat përpara se të dilte në një klub nate në Londër më vonë në mbrëmje.








