Fjoralba Ponari ka falenderuar mes lotësh dhe emocionesh të gjithë stafin e programit ‘Ora e Tiranës’ në ekranin e ‘Top Channel’, duke treguar se nuk do të jetë më drejtuesja e tij për shkak të angazhimeve që pritet të ketë në muzikë vitin e ardhshëm.
Moderatorja ka bërë mbylljen e programit duke shtuar se kjo rubrikë do të vazhdojë pasi ora e Tiranës nuk ndalon asnjëherë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ponari pranoi në programin e të dielës ‘E diell’ se vitin e ardhshëm do të realizojë albumin e saj të parë muzikor, producent i të cilit do të jetë artisti i njohur, Mc Kresha./revistawho.com