Nuk ka më dalje sekrete dhe foto paparacësh. Francesco Totti dhe Noemi Bocchi kanë dalë hapur dhe zyrtarisht bashkë, si çift.
Dyshja ka kaluar në tapetin e kuq të “Glob Soccer Awards”, përballë dhjetëra e dhjetëra fotografëve, duke u shfaqur në eventin e rëndësishëm të futbollit në Dubai.
Noemi prej disa ditësh ndodhet me Tottin në Dubai, ata shijuan diellin dhe bukuritë moderne të Emirateve Arabe. Francesco do të jetë edhe në Katar në ditët në vijim.
Ai është një nga fytyrat më të njohura dhe me ndikim në nivel global. Në eventin e përmendur më sipër ishte si ambasador i Serie A, për të promovuar futbollin italian.








