Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mesazhet që tradhtuan motrat shqiptare në USA (FOTO)

29/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mesazhet që tradhtuan motrat shqiptare në USA (FOTO)

Dosja hetimore e SHBA që çoi në gjyq motrat shqiptare të përfshira në trafikun e drogës, pjesë e bandës së bashku me të dashurit e tyre zbardh detaje nga përfshirja në rrjet dhe roli i tyre si shpërndarëse dhe ndërlidhëse deri te përdoruesit. Shqiptarja, Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe janë arrestuar në dhjetor, por së fundi dolën para gjykatës, që i ngarkon me faj për posedim droge. Seanca e radhës për dy motrat është caktuar të mbahet në 28 korrik, ndërsa agjenti special i FBI-së, David Gardner, në gjyq dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg kokainë dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar edhe telefonatat.





Dosja e gjatë e prokurorisë ka të detajuara gjithë përgjimet dhe mesazhet e shkëmbyera dhe pikat ku bëhej dorëzimi i mallit. Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhan, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar. Turhan, Konini dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angelos ndaloi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA. Sipas akuzës, Jonida Aliçka ka qenë studente në Universitetin Shtetëror të Cleveland dhe ka punuar një ditë në javë edhe për policinë ‘Linndale’ që nga viti 2013. Burime të hetimit kanë thënë se Jonida Aliçka sjell 15 dhe 20 kg marijuanë të cilësisë së lartë në Cleveland një herë në muaj. Ajo transporton marijuanën nga Michigami, të cilën e siguronte nga Turhani. Pjesë e hetimeve është dhe ish-i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Jeta luksoze


Në bazë të hetimeve dy motrat nga Shqipëria, të cilat ishin vendosur në SHBA prej shumë vitesh, bënin jetë luksi, ku sipas përshkrimeve që janë bërë në dosjen e tyre ato ishin në gjendje madje që të rezervonin bileta të minutës së fundit për udhëtime të shtrenjta duke mos vënë në pikëpyetje çmimet e larta të tyre. Prokurorët i kanë përshkruar të dyja motrat se bënin një jetë luksoze, plotë me kirurgji plastike, makina luksoze dhe udhëtime në Miami. Dyshimet në këtë pjesë kanë lindur pasi ato nuk ishin deklaruar të punësuara, çka e ka bërë më të lehtë edhe gjetjen e provave dhe lidhjet e tyre me trafikantët e lëndëve narkotike. Gardner thotë se qiraja mujore që kishte Denisa Aliçka për apartamentin e saj në kompleksin Brighton Chase në Center Ridge Road ishte 1235 dollarë në muaj. Ajo udhëtonte me një makinë Mercedes Benz të kohëve të fundit dhe kishte një klinikë me produkte kozmetike.

Përgjimet

CS-2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?

Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja…(i shpjegon se dozën do t’ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)

Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t’iu takoj ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.

CS-2: Po atëherë si do ta marrim ne?

Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr

Dhjetor

Cs-2: A ju ka mbetur më ‘Molly’? Na duhen edhe nja 9 doza

Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t’i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid)./Shekulli/

Tags: Mesazhet qe tradhetuan motrat shqiptare ne usa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
Ja kush janë dashuritë e Luana Vjollcës (VIDEO)

Ja kush janë dashuritë e Luana Vjollcës (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera