Manjola Nallbani, këngëtarja shumë e dashur për publikun, ka dhënë një mesazh domethënës përmes një postimi në Instagram dhe jemi të bindur se nëse do e lexoni do t’ju ndryshojë ditën. Manjola e nis shkrimin duke treguar se është mirënjohëse ndaj Zotit që i ka dhënë mundësinë të punojë për tu bërë versioni më i mirë i vetes. Më tej vazhdon të shprehet se të gjithë jemi grimca energjie, pra çfarë do japim edhe do marrim. Dhe e përfundon me një mesazh: Pavarësisht çfarë na mundon në jetë, duhet të qeshim. Ashtu siç ka zgjedhur edhe Manjola të bëjë!
“Une kam nje qellim ne jeten time! Duke i qene mirenjohese ZOTIT qe ekzistoj, te punoj per te bere deri sa te kem jete- Versionin Me Te Mire te Vetes. Se pari ne permbajtje e pastaj ne forme! Jam e lumtur qe kam dy sy qe nuk me dhembin kurre nese shoh njerez te tjere te realizuar e te bukur!! Perkundrazi kam admirim! Kam nje mendje qe deri me sot kuuurre s’e kam perdorur per te demtuar askend (pavaresisht inatit e merzise se njerez jemi) por vetem per te bere dicka te mire me shume per veten, familjen, po dhe per kedo qe ka pasur nevoje per ndihmen time! Kam bindjen dhe nga cfare lexoj, qe ne jemi grimca energjie! Ate qe jep do marresh….Nese do shohesh poshte (ne sensin e energjise se keqe) do te te merren mendte e te keputet qafa. Frymezohem nga ato njerez qe kane arsye te me frymezojne dhe dua qe une te jem inspirim, vetem per dy qeniet me te shenjta ne jeten time Megin, Sindin me ate cfare ato kane pare e jetuar prej meje cdo dite te jetes! Te gjithe kemi semundje, shqetesime, lodhje, zhgenjime po ne rrjetet sociale une kam zgjedhur vetem te qesh!”
View this post on Instagram








