Papa Françesku u kërkoi njerëzve këtë Krishtlindje të “bëjnë diçka të mirë”, gjatë predikimit të tij në meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Zoti nuk dëshiron pamjen, por konkretitetin”, tha Papa.”Mos e lëmë këtë Krishtlindje të kalojë pa bërë diçka të mirë.”
Në fillim të këtij muaji, Papa u kërkoi njerëzve të shpenzonin më pak për dhuratat e Krishtlindjeve dhe të dhuronin para për njerëzit në Ukrainë. Papa i inkurajoi njerëzit që të ndihen më afër Zotit pavarësisht nga situata e tyre në jetë.








