Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mesazhi i veçantë i nipit për tezen që përballet e vetme me sfidat e jetës

27/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mesazhi i veçantë i nipit për tezen që përballet e vetme me sfidat e jetës

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithësecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët. E tillë ishte historia e Elës që ishte ftuar këtë mbrëmjë në programin “Dua të të bëj të lumtur” nga nipi i saj, Joani. Kur Ela ishte studente ishte njohur me Sajmirin me të cilin kishte rënë në dashuri dhe ishte martuar. Gjatë kohës që Ela ishte shtatzanë mjekët i kishin thënë që fëmija mund të kishte probleme shëndetësore.





Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, Ela dhe Sajmiri kishin vendosur që të mos e abortonin djalin. Ndërkohë që djali rritej problemet shëndetësore kishin filluar të shfaqeshin. Sfidat për prindërit nuk kishin të mbaruar pasi disa vite më vonë Sajmiri ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme. Fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë dhe Elës i ishte dashur që të përballonte jetën e vetme.

Joani në studio rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar tezja e tij pas vdekjes së Sajmirit. “Teze të solla këtu për të të thënë tre gjëra. Si fillim dua të të kërkoj falje që u largova për në Gjermani, por dua të të falenderoj që më ke mësuar se çfarë do të thotë të përballesh me vështirësitë në jetë. Të lutem që të jesh gjithmonë e fortë siç ke qenë dhe të mos dorëzohesh asnjëherë!”,- ishte mesazhi i Joanit për tezen..


Ela u shpreh se i ishte mirënjohëse nipit dhe familjes së motrës sepse pa ndihmën e tyre nuk do t’ia kishte dalë mbanë. Gjithashtu ajo rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar gjatë gjithë këtyre viteve si dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë./revistawho.com

Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
Pas lajmeve të tradhëtisë ndaj Kylie Jenner, Travis Scott reagon në këtë mënyrë

Travis Scott feston ditëlindjen, Kylie Jenner i organizon surprizën ‘e çmendur’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera