Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Meshkuj, këto janë dallimet mes femrave të bukura dhe atyre seksi

18/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Meshkuj, këto janë dallimet mes femrave të bukura dhe atyre seksi

Gazetarja amerikane Lauren Martin, në revistën online “Elite Daily”, ka evidentuar ndryshimet thelbësore mes femrave seksi dhe të bukura, duke na kujtuar rëndësinë e bukurisë natyrale. Ka lloje të ndryshme femrash. Të gjata, të shkurtra, të dobëta, të shëndosha etj, por duket se ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë vetëm një lloj të tyre: ato seksi, me forma, me fustane pas trupit dhe me tualet të theksuar. Por, ka dy probleme: femra “seksi” dëshirohet thjesht si objekt dhe shumë rrallë si individ dhe për më tepër që bëhet fjalë për një imazh disi imagjinar dhe artificial. Meshkujt i shohin femrat sikur të ishin një trup, “gjëra” për t’i bërë për vete dhe jo si femra për t’i çmuar për personalitetin e tyre. Meshkujt mendojnë se sensualiteti paraqitet nën formën e një lëkure të butë dhe të nxirë, të depiluar mirë dhe me qerpikë fals. Jemi mësuar të besojmë se tërheqëse është çdo femër me një fizik të skalitur dhe një gjoks të madh. Megjithatë, të qenët femër është diçka tjetër dhe për t’u pëlqyer meshkujve nuk është e detyrueshme të jesh ashtu siç ata e mendojnë zakonisht. Është koha që meshkujt të kujtohen për ndryshimin që ekziston mes femrave “seksi” e atyre “të bukura” dhe të kuptojnë se femrat kanë shumë më shumë për të ofruar sesa trupin.





Ja një pjesë e kontrasteve stimuluese që përmbyllin artikullin e Martin për femrat seksi dhe të bukura.

– Seksi është ta shohësh që nga larg; e bukura qëndron te përqafimi dhe te shtrëngimi.


– Seksi është ta perceptosh, e bukur është ta vlerësosh.

– Seksi i ka sytë e trukuara shumë, e bukura është ujë e sapun.

– Seksi është sipërfaqësore, e bukur është thellësia shpirtërore.

– Seksi është mënyra se si lëviz, e bukur është mënyra se si flet.

– Seksi është një tërheqje e madhe, i bukur është një karakter i fortë.

– Seksi është rinia, e bukura nuk ka moshë.

– Seksi është konformizmi, e bukura është unike.

– Seksi është për një moment, e bukura është shumë net pa gjumë.

– Seksi janë format e saj, e bukur është kuraja e saj.

– Seksi është një sms, e bukur është një letër dashurie.

– Seksi është një fasadë, e bukur është një femër.

Femrat janë krijesa të mrekullueshme. Është koha të tregojmë personalitetin tonë, e të mosbesojmë më te iluzioni i asaj se çfarë është seksi e krijuar nga meshkujt. Sepse, e bukura nuk është të duash të shkosh në shtrat me një femër, por të duash ta kesh atë pranë vetes. /Telegrafi

Tags: e bukurfemratseksi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ E mbani mend Eriostin e grupit “The Dreams”? Ai flet nga Italia, prezanton nusen dhe fëmijët…

FOTO+VIDEO/ E mbani mend Eriostin e grupit “The Dreams”? Ai flet nga Italia, prezanton nusen dhe fëmijët...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera