• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Meshkuj, nëse doni jetë të gjatë martohuni me këto femra

Është gjithmonë interesante të imagjinoni se si e përshkruan mashkulli gruan ideale. A radhitet inteligjenca gjithmonë ndër kualitetet më të dëshirueshme? Epo, duket se duhet të radhitet. Nuk është sekret se të qenit i mençur është vlerë e lartë personale. Hulumtimet e reja tregojnë se kur kjo karakteristikë është prezente tek gratë, ajo mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë së partnerit, si dhe të parandalojë çmendurinë. Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtur, si dhe nuk janë të prirë të vuajnë nga sëmundje si çmenduria apo Alzheimeri. Është fakt i ditur se lojërat stimuluese intelektuale i parandalojnë këto sëmundje sepse e stimulojnë trurin. Prandaj, është logjike të supozojmë se një partner që vazhdimisht ua stimulon intelektin, mund të ketë efekt pozitiv në aftësitë njohëse. Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor në Universitetin e Aberdeen, thotë: “Nëse një mashkull dëshiron të jetojë më gjatë, le të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka ilaç më të mirë për çmendurinë sesa inteligjenca”.