Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Trump bëhet gjysh për të 11-tën herë, vajza e tij sjell në jetë një djalë 16/05/2025
Bella Hadid: Puna gjatë ciklit menstrual duhet të konsiderohet e jashtëligjshme! 15/05/2025
Vlera marramendëse e bizhuterive të Kim Kardashian në gjyqin e saj në Paris! 15/05/2025
Zbulohet data e Miss Universe Albania Kosovo 2025 15/05/2025
Alba dhe Limi shfaqen bashkë pas daljes nga Ferma VIP 15/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mësimet e dobishme që çdo vajzë nxjerr pas një ndarje

27/02/2022
in Jetë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Mësimet e dobishme që çdo vajzë nxjerr pas një ndarje

Nëse personi juaj i zemrës largohet, duhet të dini se koha do të shërojë çdo gjë, por gjithashtu është koha të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të vazhdoni përpara drejt dashurisë pa kushte.





Kthimi në të qenët sërish beqare nuk është i lehtë. Por përtej dhembjes, mërzisë dhe inatit, çdo grua largohet nga një lidhje me një eksperiencë më shumë. Ja se çfarë rrëfejnë gra të ndryshme të kenë mësuar nga një ndarje.

  1. Kurrë mos jepni më shumë nga sa merrni. Gjithashtu mos kërkoni afeksion. Dashuria e vërtetë lidhet me vullnetin dhe reciprocitetin e barabartë.
  2. Respekt! Nuk është dashuria, por respekti ajo çfarë doja më së shumti nga partneri im dhe vlerësimi për sakrificat që kam bërë për të.
  1. Mësova se vetëvlerësimi im nuk varet nga ato që ai mendon për trupin tim apo për ngjyrën e flokëve të mi. Vetëm unë jam përgjegjëse për lumturinë dhe vetëvlerësimin tim.
  1. Pas nëntë muajsh dhembje mësova se nuk mund ta detyrosh dikë që të dojë ashtu siç e do ti atë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kurrë mos e humb veten në procesin e të dashurit dikë tjetër. Je shumë e veçantë dhe e bukur, e nëse një burrë të bën të ndihesh e pavlerë për dashurinë e tij, jo vetëm që është humbja e tij, por edhe gabimi yt më i madh.
  1. Jeta është më shumë sesa të gjesh njeriun tjetër të zemrës. Martesa nuk është fundi i jetës! Ka shumë aspekte të të jetuarit që i humb nëse shpenzon kohën më të rëndësishme dhe energji të shumta duke gjetur shpirtin binjak.
  1. Ka jetë edhe pas divorcit. Ju mund të jeni një grua e pavarur dhe një model për fëmijët tuaj. Ndiqni ëndrrat tuaja me vendosmëri dhe mos hiqni dorë prej dëshirës për të ndryshuar jetën tuaj.
  1. Mos ndryshoni asgjë nga vetja, ruani vlerat dhe moralin tuaj. Mos ndryshoni që të përshtateni me dikë tjetër, do të pendoheni. Nëse ai nuk ju dëshiron për bukurinë apo mirësinë që keni, atëherë largohuni. Nuk ka gjë më seksi sesa një grua që ia di vlerën vetes.
  1. Besojini instinktit tuaj, gjithmonë.
  1. Nga 20 vite martesë kam mësuar se çdo grua duhet të ketë këshilltarin e saj financiar dhe nuk duhet të dëgjojë bashkëshortin për paratë.
  1. Duhet së pari të duash veten që të të dojë dikush tjetër. Duhet të njohësh veten dhe të dish se çfarë dëshiron vërtet.
  1. Mos kaloni në një marrëdhënie tjetër sapo të mbarojë një lidhje. Jepini vetes kohë të qëndroni pa angazhime.
  1. Pavarësisht se sa dëshironi të përqendroheni te mënyra e keqe si ju trajtoi personi tjetër gjatë martesës, të dy keni kontribuuar te ky problem dhe ju duhet të pranoni përgjegjësinë tuaj.
  1. Nuk është e drejtë të prisni që të tjerët të ndryshojnë. Ata kanë të drejtën të jenë vetvetja. Ju mund të kontrolloni vetëm reagimet tuaja dhe atë me të cilën jeni të gatshëm të përballeni ose jo.
  1. Divorci më mësoi t’i besoja instinktit tim. Përgjatë martesës, u mbështeta tek opsionet e të tjerëve, në vend që të peshohesha te zëri brenda vetes.
  1. Të jesh me një partner nuk përcakton se cili je ti. Unë jam një individ me idetë dhe mendimet e mia brilante dhe partneri im i ardhshëm duhet të më inkurajojë që të shkëlqej po aq shumë sa do ta inkurajoj unë atë.
  1. Një marrëdhënie që merr fund nuk është gjithnjë për keq. Ka gjithnjë dikë tjetër që ia vlen ta keni pranë, mos reshtni së kërkuari.
  1. Është normale t’i jepni dikujt një mundësi të dytë. Mërziteni veçanërisht pasi dikush ju ka lënduar shumë, por ndonjëherë shanset e dyta ju sjellin gjëra më të mira në një marrëdhënie. Nëse të dy duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë, atëherë ia vlen ta provoni.
  1. Një marrëdhënie duhet të jetë në barazi të asaj që merr dhe asaj që jep. Asnjë partner nuk duhet të japë apo të marrë gjithçka.
  1. Është e pashmangshme të ndryshosh apo të rritesh me kalimin e viteve. Mësova se është e pranueshme të lësh të largohet dikë që të pengon. Kurrë mos reshtni së besuari te vetja.
  1. Koha shëron edhe dhembjet më të mëdha.




Tags: divorcLidhjeMarredhenieMesimndarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bella Hadid bën ndryshimin drastik në pamje!
Lajme

Bella Hadid bën ndryshimin drastik në pamje!

13/05/2025
Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri – merr emrin Leo XIV
Jetë

Kush është Robert Francis Prevost, Papa i ri i Vatikanit

09/05/2025
Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!
Jetë

Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!

08/05/2025
Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!
Jetë

Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!

01/05/2025
Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment
Jetë

Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment

28/04/2025
Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!
Jetë

Kujdes, 70% e njerëzve e bëjnë këtë gabim çdo mëngjes!

27/04/2025
Next Post
Arjola Demiri doli me një vëlla nga Big Brother VIP

Arjola Demiri doli me një vëlla nga Big Brother VIP







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera