Nganjëherë mërzitesh sepse të duket sikur partneri jot nuk të “do”, nuk të “dëshiron” dhe se ti je gjëja e fundit që i qarkullon nëpër mendje. Kjo është veçanërisht e dhimbshme kur planifikon një mbrëmje të veçantë dhe ai e anulon, ose është i shpërqendruar. Rrjedhimisht, gjithë shpresa për të kaluar më në fund një mbrëmje speciale intime vetëm me të, ja lë vendin inatit dhe hidhërimit. Pastaj vijnë me radhë nervat, acarimet, vuajtja dhe dhimbja. Më e keqja është se ai ta kthen me të njëjtën monedhë, ta përplas derën në fytyrë duke të të thënë se me ty është e pamundur që të merresh vesh. Por mund të ndodhë krejt e kundërta. Mund të ndodhë që disa e mbajnë gjithçka përbrenda. Mirëpo, trysnia është aq e madhe saqë e detyrojnë partnerin që të shpërthejë ai i pari në mënyrë që kjo trysni të çlirohet. Mund edhe të ndodhë që ai mbyllet në vetvete dhe marrëdhënia bëhet krejt e huaj dhe e ftohtë. Këto janë dy mënyrë për të nxjerrë nga vetja ndjenjat e forta. Nëse përdorni një nga këto mënyra për t’i treguar partnerit dhimbjen, zhgënjimin, inatin, qoftë edhe dëshirën për t’i bërë gjërat më mirë, atëherë është e sigurt se rezultati do të jetë më keq se sa mos të bësh asgjë. Pavarësisht se çfarë dëgjon lart e poshtë nëpër media se duhet të thuash këtë apo atë gjë në mënyrë që të bëhesh interesante, të qenit interesante nuk është vetëm çështje fjalësh. Të thuash fjalë që tingëllojnë të bukura por pa ndjenjë, është njësoj sikur të vrasësh respektin për vetveten. Dhe të jesh e sigurt se po të humbi respekti për vetveten, atëherë bashkë me të humbet dhe interesimi që partneri jot ka për ty. Kritikat me meshkujt nuk sjellin rezultat. Edhe mbajtja e emocioneve përbrenda është gjithashtu pa rezultat. Madje, mund të thuhet se janë dy zgjidhje të këqija. Janë të këqija, sepse ato nuk janë thjeshtë për ta mbajtur situatën neutrale. Ato të shkatërrojnë dashurinë. Tani do të tregojmë një teknikë që ta përdorni pikërisht në atë moment kur jeni gati për sherr.
- Ndalu! Menjëherë ndalo çfarëdo që je duke thënë apo duke bërë. Çfarëdo që ke ndërmend të bësh a të thuash, tashmë është e vjetër. Është ajo që ti ke bërë deri më sot dhe që nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv. As që ka për të sjellë ndonjëherë ndonjë gjë të mirë. Prandaj, ndalu!
- Ulu! Dyshemeja është vend i mirë. Divani a ndonjë vend tjetër në qendër të dhomës është akoma më mirë. Mos u struk më ndonjë qoshe ku nuk dukesh. Mbasi ta kesh kapur veten në nerva e sipër dhe pasi të kesh ndaluar, ulu.
- Merr frymë thellë, nxirre jashtë, përsërite nja dy-tre herë. Lëre ajrin që të hyjë në thellësi të trupit tënd dhe ndërkohë përpiqu të çlodhesh. Lëshoji shpatullat, belin dhe muskujt e vaginës. Në qoftë se ndjen ndonjë dridhje në bark, s’ka problem.
- Përqendrohu tek ndjenja negative që të bëri të nxeheshe, p.sh je e lënduar. Ta zëmë se nuk të mëri në telefon atëherë kur duhej, nuk erdhi në shtëpi në orën e caktuar, bëri plane të tjera ndërkohë që ti shpresoje për ndonjë mbrëmje të veçantë romantike.
Tani ti je gjithë nerva dhe je gati që të fillosh sherr, ose do bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pastaj ndalove, u ule, more frymë thellë, u qetësove (nga hapi 1 deri tek 3).
Tani përpiqu që të shikosh këtë ndjenjë negative për atë çka ajo nuk është. P.sh: ti e di që ai (partneri) nuk është njeri i keq dhe se nuk i bën gjërat me qëllim. Gjithçka nuk është “rregull”, sepse kisha ditë që e planifikoja që sot të rrinim bashkë dhe jo që të rrija vetëm të laja flokët. Çfarë di ti? Ti e di se ndihesh keq. E di që ndihesh e zhgënjyer dhe e mërzitur. Prandaj, THUAJE!
- Thuaj të vërtetën. Thuaje me zë të lartë pa e përmendur fjalën “ti”, madje atë (partnerin) lëre jashtë asaj që po thua (asaj ndjenjës negative që sapo zbulove vetë).
Thuaj: “Ndihem keq”, ose “Ndihem e zhgënjyer”, ose “Jam shumë e mërzitur”.
- Përballu me të. Kjo do të thotë që mos t’i kërkosh asgjë. Nëse ai kërkon falje, thuaj “faleminderit”, pastaj thuaj: “Nuk më pëlqen kur ndihem keq, apo e zhgënjyer, apo e mërzitur. Më bën që të mbyllem.”
- Kaq. Mbarove. Dëgjo se ç’ka për të thënë. Mos i diskuto justifikimet e tij. Mos u fut fare në debat.
- Tani duhet të ndjekësh ndjenjat e tua edhe më shumë pasi pikërisht tani ti ke bërë një sjellje absolutisht të mrekullueshme, të guximshme, interesante, seksi, të pazakontë dhe krejt të papritur. Ndërgjegjja do të të vrasë.
- Ndjehu krenare. Lëre ndërgjegjen që të të flasë por mos e beso. Mos e bëj atë që të thotë, mos u mbro kundër tij. Tani ti e ke situatën në dorë.
Thuaje këtë gjë me zë të lartë tani për ta praktikuar. UNË E KAM SITUATËN NË DORË.
Përballu me ndërgjegjen ashtu siç u përballe me partnerin tënd. Ndiqi këto hapa:
* Mos u përpiq që të mbrohesh kundër ndërgjegjes (zërit që të flet në kokë). Ulu, merr frymë, çliroi shpatullat, legenin dhe muskujt e vagjinës.
* Thuaji ndërgjegjes këto fjalë “Unë e kam situatën në dorë”, pastaj (kjo është shumë e rëndësishme):
- Menjëherë largohu nga partneri (dhe nga ndërgjegjja) dhe shko të bësh diçka të lezetshme, që të kënaq, diçka të dobishme.
Shko merru me makijazhin tënd, ose me macen, ose vazhdo atë romanin që po lexoje, ose merr çantën dhe shko në dyqan për të blerë një buzëkuq të ri, ose dil një shëtitje, ose shko në kuzhinë edhe bëj një çaj.
Me kalimin e kohës do të kuptosh se një mashkulli nuk mund t’ia mbash vëmendjen gjithë kohës duke u hequr si ëmbël, e gatshme për çdo gjë, seksi dhe e zgjuar. Nëse kujtoni se ai nuk po ua var, atëherë duhen blerë ca veshje seksi në mënyrë që ta joshni dhe ta bëni që t’ju dashurojë. Se nëse ai nuk interesohet, kjo vjen sepse ne nuk ia keni tërhequr vëmendjen me muhabetet e zakonshme. Prandaj gjeni ndonjë thashetheme a ndonjë lajm të çuditshëm dhe pretendoni se duke ja thënë, do ta bëni atë që me të vërtetë të interesohet më shumë për ty. Ndërkohë ai është kryekëput i përqendruar tek ndonjë tjetër dhe i vërdalliset asaj sikur ajo të ishte ndonjë perëndeshë e bukurisë, edhe pse ajo nuk është asgjë nga ato që ne jemi përpjekur aq shumë të jemi. Ajo tjetra nuk është as shumë seksi, as shumë e bukur dhe as aq interesante. Mëso si t’i kuptosh ndjenjat e tua dhe si t’ia shprehësh ato një mashkulli në një mënyrë që të lësh pa fjalë. Ta siguroj se atij do t’i vijë si infarkt në zemër.