Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mësoni 7 gjëra, që gratë e mençura nuk ia kërkojnë kurrë partnerit…

26/12/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mësoni 7 gjëra, që gratë e mençura nuk ia kërkojnë kurrë partnerit…

Shumë gra mendojnë se burrat u detyrohen gjithmonë diçka. Eshtë pikërisht kjo qasje në një marrëdhënie që pengon ruajtjen e besimit dhe respektit reciprok. Por shumë gra e kuptojnë vetëm kur është shumë vonë. Ja 7 gabime që gratë nuk duhet t’i bëjnë në asnjë mënyrë.





Një grua e mençur mbështetet tek vetvetja dhe nuk pret që të tjerët të kujdesen për të
Këtu nuk flasim për fëmijët. Kur fillon të dalë me një burrë, ndonjëherë gruaja nis të bjerë në zakonin që ai ta ushqejë, veshë dhe dëfrejë atë. Megjithatë, një burrë nuk është i detyruar të kujdeset për askënd, përveç fëmijëve të tij – dhe e njëjta gjë vlen për gratë. Ai mund të zgjedhë që të kujdeset për gruan, por s’është i detyruar.

2. Ajo nuk i kërkon një burri që të heqë dorë nga gjërat që do


Kurrë mos i kërkoni një burri që të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, për të kaluar më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di që kjo do ta bëjë atë të palumtur, pasi jeta e tij, ashtu si ajo e të gjithëve, përbëhet nga një shumësi elementësh më të vegjël.

3. Ajo nuk i kërkon kurrë që të braktisë miqtë dhe të afërmit

Mundet që një grua nuk i duron dot miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai është i detyruar që të heqë dorë prej tyre. Edhe nëse duket sikur ata ndikojnë keq tek ai, nuk është zgjedhja jote. Ai e vlerëson thellësisht miqësinë që ka ndërtuar ndër vite, dje lidhja e tij me të afërmit nuk është më pak e rëndësishme për të se sa lidhja e gruas me të sajët, edhe nëse ai ka konflikte me ta herë pas here.

4. Ajo nuk i kërkon atij që të ndajë interesat e saj

Nëse ai urren të kërcejë por ti ëndërron që të valëzosh salsa me të, shanset janë që ai të refuzojë, dhe nuk duhet të këmbëngulësh. Imagjino si do të ndiheshe nëse ai do të përpiqej të të detyronte të bëje një gjë që e urren. Mos harro: është e mundur që disa interesa të mos i ndani, e kjo nuk tregon mungesë dashurie apo respekti reciprok.

5. Ajo nuk e detyron që të bëhet tjetër njeri

Një grua që e njeh verën e vërtetë të një marrëdhënieje nuk i kërkon partnerit që të ndryshojë. Ajo e di që është në dashuri me një qenie njerëzore reale, që do të ndryshojë vetëm nëse do vetë. Në të vërtetë, një burrë vlerëson vetëm një grua që e pranon ashtu si është dhe që e frymëzon të bëhet njeri më i mirë, pa iu imponuar.

6. Ajo nuk i kërkon të injorojë gratë e tjera

Eshtë koha ta shihni të vërtetën në sy: burrat shpesh nuk mund të mos i vënë re gratë e bukura. Kjo do të binte ndesh me natyrën e tyre. (Natyrisht kjo nuk do të thotë që ta lejosh të flirtojë haptaz me të tjerat). Edhe vështrimi i një gruaje tërhiqet nga njerëz të tjerë tërheqës me të cilët nuk është në lidhje, e këtë nuk mund ta shmangësh. Thjesht pranoje qetësisht këtë fakt.

7. Ajo ka besim tek ai

Një grua e mençur nuk kërkon prova për dashuri dhe afeksion, apo që ai nuk e ka tradhëtuar. Kur lidhja mes saj dhe partnerit bazohet mbi besimin, një grua nuk kërkon kurrë që të shohë telefonin e tij, apo të përpiqet të futet në emailin e tij.

Që të siguroni paqe dhe harmoni në marrëdhënien tuaj, gjithmonë kërkoni kompromisin, dhe mbani mend se të dy palët ndonjëherë duhet të bëjnë lëshime. Respekti, ngrohtësia dhe durimi – këto janë të rëndësishme në lidhjen mes dy individëve të pjekur./opinion.al

Tags: grakerkesepartner
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
Next Post
Vdes Britney Spears?! Shtëpia diskografike e deklaron këngëtaren të vdekur (FOTO)

Vdes Britney Spears?! Shtëpia diskografike e deklaron këngëtaren të vdekur (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera