Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mësoni sekretet e bukurisë së femrave italiane

08/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Mësoni sekretet e bukurisë së femrave italiane

Italianet janë shquar si femra që dinë të tërheqin vëmendjen dhe të kthejnë pas shumë koka kur kalojnë.





Pse janë përherë në krye të bukurisë së Mesdheut…

1. Besojnë në fuqinë e vajit të ullirit


Sophia Loren është shembulli tipik, që e përdor vajin e ullirit për të zbutur lëkurën dhe flokët e saj. Dhe si mesdhetare që jemi, edhe ne femrat shqiptare nuk mbetemi pas në përdorimin e vajit të ullirit për bukurinë dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Po ashtu në kuzhinën e italianeve gatuhet vetëm me vaj ulliri.

2. E duan ushqimin

Përbërësit ushqimore në dietën italiane janë aq të pasur, sa padyshim kanë një gamë të pafund ushqimi për lëkurën, flokët dhe thonjtë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ushqimi dhe vaktet janë kaq të rëndësishme në Itali.

3. E shprehin veten

Italianët janë shumë ekspresive dhe nuk kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre. Kur flasin, shpalosin pasionin që kanë për jetën. Njerëzit që flasin shumë e duan jetën dhe e shprehin këtë përmes fjalëve dhe gjesteve.

4. E përforcojnë të bukurën e fizikut të tyre

Nëse ka një gjë që mund të mësojmë nga gratë italiane është që të nxjerrim në pah më të bukurën tonë. Nëse një grua italiane ka buzë të bukura, kujdeset të tregojë konturin e tyre dhe t’u japë shkëlqim që të bien në sy. Nëse ndjehen krenare për sytë, do t’i nxjerrin edhe sytë në pah.

5. Stili

Nuk dalin kurrë me tuta apo me pandofla në lagje. Gjithmonë kujdesen të kenë të kuruara, e ndoshta kjo shpjegon pse italianet kanë shtëpitë më të famshme të modës.

6. Tonifikojnë lëkurën me ujë me limon

…apo siç do thoshte një dermatologe: bëjnë një “minipeeling”. Pak ujë me pika limoni dhe një tampon me të në gjithë fytyrën në darke, jo vetëm e pastron e i jep dritë, por mban larg edhe rrudhat.

7. Përdorin kosin si maskë

Është një ndër maskat më të preferuara, sidomos nëse ke lëkurë të ndjeshme. Ndonjëherë kësaj maske i shtohet edhe avokado e shtypur. Është ushqyese dhe hidratuese.

8. E jetojnë jetën plotësisht

Përkundër nga sa mund të mendohet, femrat italiane nuk e vrasin mendjen për dietën apo stilin e jetesës. Ato hanë pica dhe pinë verë, por konsumojnë edhe një ushqim të mrekullueshëm që i bën të jenë gjithmonë në formë. Sepse ndoshta sekreti i vërtetë i bukurisë është: të shijosh jetën dhe të argëtohesh! /ata/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
De Biazi për “La Stampa”: Kemi ende dëshirë, ëndrra vazhdon…

De Biazi për “La Stampa”: Kemi ende dëshirë, ëndrra vazhdon…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera