Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar një kolazh fotosh në Instagram në të cilin tregon ndryshimin e saj gjatë moshave të ndryshme.
“Kjo jam unë… 8, 17, 22, 25 vjeç. Fytyrë e pandryshuar mirë apo keq…Me gjithë respektin po e dashuroj plakjen natyrale! Natën!,”-shkruan Hajati.
Këngëtarja duket se ka nisur sërish të jetë aktive në rrjete sociale pas një periudhe mungese.