Fifi ka kërkuar prej vitesh për një dashuri si ajo që ka sot me Patrisin. Këngëtarja nuk ngurron t’ja shprehë dashurinë në publik partnerit dhe këtë herë i ka bërë një dedikim shumë të veçantë.
Krah disa fotove të tyre, Fifi fillimisht i ka kërkuar falje Adisit që nuk e ka ruajtur veten vetëm për të dhe e përfundon shkrimin me fjalët “Të dua”.
“Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di-ty kam met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar Fifi.
View this post on Instagram