Është publikuar fotografia që u shkrep sivjet në një tubim. Misteri i kësaj fotografie është se aty duket edhe fytyra e Michael Jackson, mbretit të muzikës pop i cili vdiq më 25 qershor të vitit 2009. Fansat e tij kanë filluar ta shpërndajnë nëpër rrjetet sociale duke pyetur se a është e mundur se ai është gjallë në mesin tonë, transmeton “Express”. Kjo fotografi e publikuar nga mediat angleze, ka bërë bujë të madhe në tërë globin.