Kur vetëm dy muaj i ndajnë nga zgjedhjet presidenciale Barack, Michelle, Sacha dhe Malia po pergatiten për t’i dhënë lamtumirën Shtëpisë së Bardhe, ndërkohë që një jetë e re i pret. Në një nga rubrikat e revistës “InStyle”, Michelle ka zbuluar dëshirat për jetën e saj të ardhshme. “Shpresoj te rigjej në jetën time, disa gjëra të përditshmërisë, një lloj privatësie”, – është shprehur ajo. Por ne e dimë që kjo do të kërkojë kohë. “Ajo që kam dëshiruar gjithmonë është të hap derën e shtëpisë sime pa asnjë lloj kushtëzimi dhe mase sigurie”, – ka thënë Zonja e Parë.
Nëse Michelle Obama ka besuar për një një të ardhme më diskrete, si ai që ka frymëzuar filmin “Fist Date” ka shumë aspekte të Shtëpisë së Bardhë që do t’u mungojnë. Në intervistën e dhënë ajo ka thënë,- “Do të na mungojnë njerëzit që na kanë shoqëruar dhe kujdesur për ne, në tetë vite. Një pjesë e edukimit të fëmijëve të mi është bërë këtu në këtë shtëpi. Por ne jemi të rinj. Barack-u dhe unë shpresojmë akoma të vijojmë më tej një karrierë të shkëlqyer”.
Shikoni foto më poshtë:









