Michelle Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka thyer heshtjen duke treguar arsyen pse vendosi të tërhiqej pak nga angazhimet e saj.
“Gjëja interesante është se kur unë them ‘jo’, pjesa më e madhe e njerëzve thonë ‘e kuptoj’ dhe jam në rregull”, tha ajo në një ‘podcast; duke iu adresuar faktit pse nuk ka qenë e pranishme në disa organizime politike krah bashkëshortit.
“Dhe më pas kjo është ajo që ne si gra hasim vështirësi, zhgënjimin e njerëzve. Kaq shumë saqë njerëzit, të cilët s’mundeshin as ta mendonin se unë po zgjidhja për veten, duhet të hamendësonin se unë dhe bashkëshorti im po divorcohemi”.
Michelle qeshi me idenë e të dhënit fund martesës së saj dhe u tall duke thënë se s’mund të ishte “një grua e rritur që merr vendime përveten”.
“Por kjo është ajo që na bën shoqëria. Më në fund nisim të themi ‘çfarë po bëj? Për kë po e bëj?’ Dhe nuk përshtatet me stereotipin e asaj që njerëzit mendojnë se ne duhet të bëjmë dhe më pas etiketohet si diçka negative dhe e tmerrshme”.








