Edhe pse tashmë qëndrojnë larg jetës mediatike, Barack dhe Michelle Obama vazhdojnë të mbeten çifti i preferuar i të gjithëve. Ish-presidenti i SHBA ka festuar ditëlindjen dhe ashtu si përherë nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij. “Je një vit më i vjetër, por ende mbetesh ai djali fenomenal me të cilin u dashurova 25 vite më parë. Gëzuar ditëlindjen Barack Obama, të duam shumë!”-shkruan Michelle në Twitter. Një urim që na bën t’i duam akoma më shumë.








