Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mihrije Braha: Kanë bërë skenar për të më ndarë nga Naimi

07/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mihrije Braha: Kanë bërë skenar për të më ndarë nga Naimi

Mund të quhet padyshim një ndër artistet që nuk vuan nga komplekset. “Çdo pyetje rreth Mihrijes, do ta ketë gjithnjë një përgjigje”, na thotë këngëtarja e mirënjohur.
Këtë herë Mihrie Brahja i është rikthyer skenës, me një këngë që ka në qendër dështimin e një dashurie, që vetë, ajo kurrë nuk e ka provuar. Në rrëfimin për “Bluetooth”, Mihrija tregon edhe për fillimet e historisë me bashkëshortin e saj, Naimin, duke thënë se ka pasur shumë njerëz të rrethit të saj që kanë dashur ti ndajnë. Por dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, i ka shndërruar një ndër çiftet më jetëgjatë në showbizzin shqiptar.





Rikthehet Mihrie Brahja, si erdhi kënga “Zemra më plasi”?

Ka rreth dy ditë që kam lançuar këngën e re, “Zemra më plasi”. Në fakt deri më tani kënga është pritur mirë, kam marrë shumë telefonata, urime, shumë ftesa për emisione, apo edhe për spektakle. Më vjen mirë që kënga është pëlqyer edhe pse ka shumë pak kohë që ka dalë.


A është e bazuar në një histori tuajën kjo këngë?

Jo, nuk ka lidhje. Unë tekstin e kam shkruar vetë. Mendoj që po të kisha dështuar në dashuri, nuk do të isha martuar kurrë. Për këtë flet edhe kënga, për një dështim. Unë njoh shoqe të miat, që pasi kanë dashuruar dhe kanë dështuar, nuk e kanë gjetur më dashurinë. Pasi unë këtë besoj, që femrat dashurojnë shumë, por vetëm një herë në jetë.

Si ka qenë kjo periudhë për Mihrien?

E ngarkuar, megjithatë shumë e mirë. Maksimumi i ngarkesës sime është në fundvit, ku dhe bëj regjistrimet për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, si dhe jam e ftuar në shumë spektakle. Në Shqipëri ndoshta edhe më pak, sepse realisht nuk kam kohë. Fillimi i janarit pastaj më gjen më të qetë, por gjithsesi më pëlqen ta shpenzoj mirë kohën time, dhe në ditët e pushimit, marr çantën, celularin, çelësat dhe dal nga shtëpia.

Si i shikoni artistët e rinj sot, sa impenjohen ata?

Nëse i krahasojmë me këngëtarët e brezit tim, mund të them që punojnë pak. Në ditët e sotme është më e thjeshtë të bësh muzikë, kushtet ta mundësojnë, teknologjia gjithashtu. Ndërsa në kohën time ishte ndryshe. Unë për 10 ditë kam bërë 10 këngë dhe nuk kam pasur as parukier me vete, më është dashur ti bëj të gjitha vetë dhe kanë dalë super produksione. Ndërsa sot ka ndryshuar koha, sot artistët punojnë më pak, duke i pasur të gjitha të tjerat gati.

Po këngëtaret që e kërkojnë famën me zhveshjen si i vlerëson Mihria?

Nuk më pëlqen të gjykoj njerëzit e tjerë. Çdokush ka lirinë të bëjë çdo gjë. Mendoj se performanca është shumë e rëndësishme për sytë e njerëzve, por nga ana tjetër, veshi mendoj se nuk mund ti pranojë disa artistë që fshihen pas kësaj performance dhe nuk dinë të këndojnë.

Keni qenë gjithnjë shumë e hapur për mediat sa i përket lidhjes me bashkëshortin tuaj, Naimin, ka pasur raste që mediat ju kanë dëmtuar në jetën private?

Nuk ka pasur të tilla gjëra. Gjithmonë kur të më pyesin për Mihrien apo Naimin gazetarët do ta marrin një përgjigje. Nëse më pyesin për të tjerët, asnjëherë nuk do të kenë përgjigje, pasi nuk është në kompetencat e mia të flas për të tjerët. Nuk mund të them që na kanë dëmtuar.

Si ka qenë historia me Naimin, sa ka ndryshuar me kohën?

Patjetër që kur ka dashuri të vërtetë, gjithçka ecën mirë. Tashmë ne jemi njësuar me njëri-tjetrin. Fillimet kanë qenë të vështira. Unë dhe Naimi kemi thyer edhe disa tabu. Ne të dy kemi nisur të bashkëjetojmë në 1984 dhe në atë kohë gjërat ishin ndryshe. Në atë kohë nisën shumë thashetheme, derisa ne të dy ia shpjeguam vetë familjeve tona sesi qëndronte e vërteta. Pse jo ka pasur edhe skenar për ndarjen tonë. Njerëz të rrethit tonë kanë thënë që Naimi dhe Mihria duhet të ndahen. Megjithatë të gjitha këto i përkasin të shkuarës tani. Sot ne jemi një familje e lumtur dhe vazhdojmë të duhemi si ditën e parë.

A keni një këshillë për të gjithë çiftet e reja, një sekret për një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme?

Padiskutim që është qëllimi i mirë dhe respekti. Unë jam rritur në një familje me shumë edukatë dhe me respekt për njëri-tjetrin. Dhe sot jam krenare për gjithçka që kam marrë. Këtë respekt e kam përcjellë dhe në familjen time. Mendoj se nëse i jep tjetrit respekt një lidhje do të jetojë përgjithmonë

Tags: Mihrije Braha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
6 fakte se qershitë ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj

6 fakte se qershitë ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera