Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Besa Kokëshima feston sot ditëlindjen e saj. Në këtë ditë speciale për të, nuk ka munguar as urimi nga mikja e saj e ngushtë, Elvana Gjata, e cila ka ndarë në ‘Instastory’ disa momente kur Besa ka qenë duke kënduar.
“Ky zë rrënqethës, unik del nga një shpirt i madh. Gëzuar ditëlindjen, të këndoftë zemra gjithmonë. Të dua shumë”, ka shkruar Elvana krah postimeve në ‘Instastory’ ku ka etiketuar dhe Besën.
Me siguri në llogarinë e këngëtares kanë mbërritur dhe shumë urime të tjera nga fansat, por dhe njerëzit më të dashur të saj, të cilët e kanë shoqëruar në çdo hap të karrierës së gjatë artistike në skenë./revistawho.com