Mila Kunis së fundmi ka treguar sekretet e saj përsa i përket njohjes me bashkëshortin Ashton Kutcher. Duke qënëse të dy ata njihen që në fëmijëri media bëhet kurioze për të tilla çështje më në fund duke e bërë Milën të thyej heshtjen. Aktorja 32-vjeçare tregon në një intervistë për “Sirius XM” se nuk e ka parë Ashton si dikë me të cilin ajo mund të lidhë jetën aq më pak për të pasur një fëmijë. Ajo tregon se kur ata kanë filluar të shoqërohen, asnjeri prej tyre nuk donte një lidhje dashurore pasi të dy ata sapo kishin dalë nga një e tillë.
“Ajo çka ne vendosëm të bëjmë ishte një marrëveshje e tipit “friends with bennefits” pasi nuk ndjenim asgjë për njëri-tjetrin dhe për më tepër ishim shumë të zënë me projektet tona artistike. Pa pritur po e jetonim jetën si në filmat të cilat na paguajne për t’i realizuar. Pas tre muajsh kuptuam që kjo nuk ishte një film dhe të dy ne filluam të ndiejmë flutura në stomak dhe sot, jemi bekuar me nje vajzë. Mund të them se lidhja jonë ka qenë fiks si një film, megjithëse kurrë nuk kam dashur të martohem me Ashton Kutcher” – shprehet Mila.