Miley Cyrus di gjithmonë sesi t’i bëjë të gjithë ndjekësit të kthejnë sytë nga ajo. Pas deklaratës se dashuronte ende ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, kënga e re e saj i ka bërë të gjithë të mendojnë se ky projekt është një dedikim për dikë tjetër.
Cyrus duket ia ka dedikuar këngën e titulluar “Engjëjt si ti”, ish-të dashurës së saj, Kaitlynn Carter.
“E di që je e gabuar për mua, nuk është faji jot që unë prish gjithçka, engjëjt si ti s’mund të fluturojnë këtu poshtë me mua”, kanë qenë këto disa nga pjesët e tekstit.
Epo kur vjen puna tek jeta sentimentale, duket vërtetë se vetëm Miley Cyrus mund të krijojë një ngatërresë kaq të madhe, sa tek Liam e sa tek Kaitlynn./revistawho.com