Miley Cyrus tashmë ka kapërcyer çdo limit e paraqitjet e saj në skenë janë gjithnjë surprizuese. Këngëtarja e famshme këtë herë është ngjitur në skenë në koncertin e saj të fundit pothuajse krejtësisht nudo duke tymosur hashash.
23-vjeçarja ishte në Vankuver për koncertin e radhës së turit të saj “Milky Milky Tour” ku u shfaq vetëm me një palë mbathje rozë dhe geta transparente me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa gjoksin e kishte “mbuluar” vetëm me dy ngjitëse të vogla.