Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Miliona shikime në internet dhe mijëra vizitorë gjatë fundjavës së parë festive në Portonovi

29/12/2022
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Miliona shikime në internet dhe mijëra vizitorë gjatë fundjavës së parë festive në Portonovi

Tregu festiv i Portonovit dhe dekorimet e jashtëzakonshme i kënaqën vizitorët që në javën e parë të magjisë së festave në resort, i cili edhe këtë vit solli frymën e metropoleve të botës në Mal të Zi. Përveç pemës më të madhe dhe më elegante të Vitit të Ri që zbukuron sheshin Portonovi Marina, vëmendjen e veçantë të vizitorëve e tërhoqi shfaqja e jashtëzakonshme “Light, Laser & Music Show” të cilën patën mundësi t’a shijonin për pesë ditë.





“Instalacioni dramatik ndriçoi qiellin e natës mbi resort për pesë ditë dhe ishte një nga spektaklet që me të vërtetë i shtoi magjinë dekorit festiv. Kjo pemë e Vitit të Ri është një nga katër pemët e tilla në këtë pjesë të Evropës – është 12 metra e lartë dhe e zbukuruar me drita dhe dekorime të veçanta. Kjo pemë e Vitit të Ri është e veçantë sepse është modeluar sipas një pishe të vërtetë, kështu që përshtatet natyrshëm me ambjentin rrethues, detaj që ishte shumë i rëndësishëm për ne kur po zgjidhnim pemën”, tha Adrijana Husic, Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunikimit në Portonovi.


Falë programit të përzgjedhur me kujdes në fillim të aktiviteteve festive dhe dekorit festiv, Portonovi tashmë ka miliona shikime në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë ka një interes në rritje për të qëndruar si në Portonovi ashtu edhe në Herceg Novi gjatë muajit dhjetor.

Ne jemi veçanërisht të kënaqur me numrin e madh të njerëzve që na vizituan fundjavën e kaluar dhe njerëzit po kërkonin hapësirë shtesë për parkim për koncertin e grupit Perper, i cili hapi në mënyrë simbolike Tregun festiv. Kjo konfirmon se qytetet në bregdet mund të jenë një destinacion që njerëzit e zgjedhin edhe pas muajve të verës. Ne vërtet u përpoqëm t’u japim atyre më shumë arsye në mënyrë që këtë sezon festash të gjithë të ftuarit të kenë një atmosferë të plotë dhe gjithçka që u nevojitet për një festë të këndshme”, theksoi Husic dhe shtoi se të gjitha programet janë falas.

Nga fillimi i dhjetorit deri më 8 janar 2023, të ftuarit mund të presin një program të larmishëm të përshtatshëm për të gjitha brezat dhe për shijet e të gjithëve.

Ngjarje të shumta, një treg festiv me llojshmërinë e delikatesave dhe punët kreative për më të rinjtë do të krijojnë një atmosferë idilike, perfekte për të kaluar kohë me të dashurit tuaj. Në periudhën e ardhshme do të ketë koncerte të yjeve të rajonit (Klapa Šufit më 23 dhjetor, Amira Medunjanin më 5 janar dhe Petar Grašo më 7 janar), grupeve dhe DJ-ve vendas. Pas programit argëtimi do të vazhdojë në lokalet brenda resortit, ku mund të shijoni specialitete të kuzhinave të ndryshme ndërkombëtare, kokteje ekzotike, shampanjë dhe muzikë të mirë.

Për mysafirët e rezidencave dhe vizitorët, festat në Portonovi do të jenë një fund i përsosur i këtij viti dhe fillimi më i mirë i mundshëm i vitit të ri.

Për më shumë informacion rreth eventeve, kontaktoni [email protected] dhe për oferta speciale dhe rezervime akomodimi, kontaktoni [email protected], ose +382 67 177 444.

Programin e plotë festiv mund ta gjeni në adresën https://portonovi.com/me/festiveseason

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Sara na zbulon nga banorët e rinj që do futen në BBV2 tek sekretet e VIP-ave

Sara na zbulon nga banorët e rinj që do futen në BBV2 tek sekretet e VIP-ave








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera