Produksioni muzikor “Na e dina” i këngëtares Samanta Karavella në bashkëpunim me reperin Gent Fatali po kthehet padyshim në një hit të vërtetë këtë verë.
E në fakt klipi ka kaluar 5 milionë klikime në më pak se një muaj nga publikimi i tij. Si Samanta ashtu edhe Genti janë shprehur entuziast për suksesin e arritur deri tani. Pas “Na e dina” Samanta është shprehur se do të vij me një këngë solo.