Ylli i muzikës pop Miley Cyrus transformon në ar çdo gjë që… lëpin. Një piano është shitur në fakt plot 500 mijë dollare pasi është lëpirë nga këngëtarja gjatë LGBT Center’s Gala Vanguard Award. Të ardhurat kanë shkuar në ndihmë të të pastrehëve të komunitetit LGBT. “Ka më shumë se 1600 të pastrehë nën moshën 24 vjeç në rrugët e Hollywood. Çdo ditë çereku i tyre pëson krime të urryeshme raciste, ose për shkak të orientimit seksual”, ka deklaruar këngëtarja.
Discussion about this post