Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ministri tregon jetën nga fëmijëria në Lezhë e deri tek martesa, Ylli Manjani- Rudina Magjistarit: Jemi sportivë si qeveri

20/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ministri tregon jetën nga fëmijëria në Lezhë e deri tek martesa, Ylli Manjani- Rudina Magjistarit: Jemi sportivë si qeveri

KOMISIONI I LIGJEVE -Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nLAWS COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.


I veshur sport, Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ylli Manjani, ishte sot i ftuar tek programi i Rudina Magjistarit. Veshja e tij i ra në sy menjëherë prezantueses, e cila ndër të tjera zbuloi se dikur Manjani kishte qenë edhe profesori i saj në fakultet. Këtë moment ministri e kaloi me batutën: “Jemi sportivë si qeveri”. Më tej gjatë bsedës ata u ndalën më gjatë në stilin e veshjes së tij. “Protokolli themelor i çdo marrëdhënieje është komforti. Nëse shtrëngohesh e kruhesh apo të rregullosh mëngën e xhaketës… Nuk më shkon kostumi serioz”, u shpreh ai.





Pas bisedës për reformën e famshme në drejtësi, përfaqësuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, foli edhe për jetën e tij jashtë punës. Rudina e nisi që nga fëmijëria, siç nisen rëndomë intervistat për jetën me personazhet e famshëm. “Jam rritur në Lezhë por origjinën e kam nga fshtatrat e Dibrës. Atje në fshat tek daja bëja dhe pushimet. S’kam pasur ndonjë fëmijëri të veçantë. Kam pasur mësues shumë të mirë të cilëve u jam shumë mirënjohës. Mjedisi, Lezha, ka ndikuar shumë tek unë. Jam fëmijë i madh, kam motër dhe vëlla, më të vegjël”, tregoi shefi i drejtësisë shqiptare i cili më pas rrëfeu dhe momentin kur përqafoi pikërisht këtë fushë. “Futja ime në drejtësi ishte aksident, për shkak të ndarjes së të drejtave të studimit asokohe. Në të vërtetë dëshiroja të bëhesha mjek, madje lexoj për këtë fushë edhe sot e kësaj dite. Po të kisha mundësi të ristartoja do ta zgjidhja prap si fushë. Por dikur për shkak të notave dhe nevojave të kurrikulave, kalova tek drejtësia. Pas universitetit në Tiranë kam bërë 2-3 kurse në Norvegji dhe Hollandë. Për herë të parë me botën jashtë u ballafaqova në 92-shin. Hera e parë që dilja jashtë shtetit dhe ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Kur ikën emigrantët shkova deri tek anija në Shëngjin, por nuk ika, qëndrova”, rrëfen Manjani i cili më vonë u bë pedagog.

“Për 15 vjet kam dhënë mësim në fakultet, por kam bërë edhe shumë punë. Por lidhjen me energjinë që të jep brezi i ri, nuk e kam humbur kurrë. Sigurisht që sot qëllimi im universal është që të kemi një shoqëria më të mirë, baza e së cilës është zhvillimi ekonomik”. Sa i takon punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë, kamerat e Klanit e kishin ndjekur atë përgjatë një dite pune, duke e shfaqur në formën e një insteri përgjatë transmetimit ‘live’. Manjani lëvizte pa trupërojë dhe u shpreh se një i tillë nuk i hyn në punë.


Sigurisht që këtij rrëfimi privat televiziv, nuk mund t’i mungonin edhe detajet e jetës familjare e asaj në çift. Siç zbuloi edhe vetë, Ylli Manjani është i martuar me znj. Etleva prej 20 vitesh, të cilën ai e thërret Eva. Ajo punon si menaxhere.

“Eva asokohe ishte ishte studente dhe punonte tek “Daily News” një gazetë, ndërsa unë në Drejtorinë e Doganave. U njohëm për shkak të një interviste, dhe njohja vazhdoi edhe më vonë. Eva është personazh interesant, edhe më e drejtëpërdrejtë se unë, motorri i familjes sonë pa të cilën s’ja dalim dot. Me djemtë ka bërë një punë të shkëlqyer. Ajo është menaxhere karriere dhe nganjëherë i është dashur të paguajë edhe kostot e mia sepse kjo është Shqipëria. ”, tha Manjani duke i dhuruar kështu një deklaratë dashurie të shoqes në transmetim direkt. Manjani është baba i dy djemve.

 

 

 

Tags: rrefimiRudina Magjistariylli manjani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Luana ndryshon look, ja si duket ajo (FOTO)

Luana ka festë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera