T’i mbash në jetë ish-at është pak si të mbash një kaktus në krevat – teorikisht e mundur, por a ia vlen vërtet? Shkenca ka folur, dhe përgjigjja është… e ndërlikuar.
Sipas disa studimeve psikologjike, mbajtja e një marrëdhënieje miqësore me ish-in mund të jetë e shëndetshme nëse të dy personat kanë kaluar vërtet ndarjen dhe nuk ka më tension romantik
1. Jepini trurit pak kohë!
Sipas një studimi nga Universiteti i Kolorados, truri përjeton një ndarje si një formë “dhimbjeje fizike”. Po, është njëlloj sikur të të shkelë një makinë – vetëm se makina është një tekst “shpresoj të jesh mirë” në orën 2 të mëngjesit. Këshilla e shkencës? Mos bëj veprime të nxituara – lejoje trurin të rimëkëmbet.
2. Miq pas ndarjes? Jepi një ndoshta me shumë yje.
Shkenca është pak skeptike për idenë “mund të mbetemi miq”. Një studim i publikuar në Personality and Individual Differences tregon se njerëzit që qëndrojnë miq me ish-at shpesh kanë motive të fshehura – si ndjenja ende të papërfunduara, ose përfitime (po, edhe ato që po mendon). Nëse motivi yt është “më mungon Netflix-i i tij”, ndoshta duhet të rishikosh motivet.
3. Rrethi yt ka fjalën e fundit.
Psikologët zbuluan se njerëzit që ruajnë kontakt me ish-at shpesh përballen me mosaprovimin e miqve dhe familjes. Dhe e dini çfarë? Ata mund të kenë të drejtë. Një rreth mbështetës mund të shohë gjëra që ti s’i sheh mes trishtimit dhe playlist-it të ndarjes.
4. Shkenca thotë: bëje “unfollow” me krenari.
Një studim nga Universiteti Brunel zbuloi se njerëzit që vazhdojnë të ndjekin ish-at në rrjetet sociale shpesh përjetojnë më shumë stres dhe xhelozi. Një “unfollow” nuk është hakmarrje – është vetëkujdes. Si maska e oksigjenit në avion: vendose ti e para!
5. Disa ndarje nuk janë fundi, por reflektim.
Psikologët e marrëdhënieve theksojnë se lidhjet e kaluara janë “laboratorë emocionalë”. Jepini vetes pak kohë për të analizuar çfarë shkoi keq, çfarë mësove, dhe çfarë nuk do të tolerosh më në një lidhje tjetër (si dikush që s’e di se çfarë do të hajë kurrë).
Konkluzioni shkencor?
Nëse po mendon nëse duhet t’i shkruash apo jo, shkenca thotë: ndoshta jo. Nëse po mendon ta harrosh, shkenca thotë: koha ndihmon. Dhe nëse po pyesësh nëse je vetëm ti që po çmendesh? Absolutisht jo. Shkenca të kupton. Dhe ne gjithashtu.