Për të treguar se sa shumë e vlerëson dhe e do një njeri shpesh mjafton një gjest i veçantë. Pikërisht të njëjtën gjë ka bërë ditën e sotme Xhensila Myrtezaj për miken e saj, Rezarta Shkurta. Xhensila ka vendosur ta surprizojë Rezartën me një tufë lule shumë të bukur dhe me një pusullë që lexon: “Nga Xhensila”. Duket se dhurata e ka emocionuar shumë Rezartën dhe nuk ka nguruar që ta publikojë menjëherë një fotografi të luleve në ‘Instagram’. Madje Rezarta ka bërë dhe një dedikim për Xhensilën duke e quajtur “motra e vogël”. “Kur një motër e vockël di gjithmonë si ta zbukurojë ditën. Të dua Xhensila Myrtezaj”, – ka shkruar Rezarta. Dy bukuroshet janë mike prej vitesh, duke qenë se vite më parë shumë herë i lidhte pjesëmarrja e tyre në festivale të ndryshme këngësh. /revistawho.com