Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mira Kazhani: Hoqa dorë nga pritja sa të më ndriste ylli në “Top Channel”, të gjithë më kujtojnë nga shkrimet e mia

11/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mira Kazhani: Hoqa dorë nga pritja sa të më ndriste ylli në “Top Channel”, të gjithë më kujtojnë nga shkrimet e mia

Nëse ju ka marrë malli të shihni në ekran gazetaren e mirë Mira Kazhani, kësaj here do të duhet të prisni gjatë. Ajo i është përkushtuar me kohë të plotë, një dritareje të re “online” që quhet “Tirana Post” e që sipas rrëfimit të Kazhanit për “Mapo” do të jetë ndryshe. “Unë nuk dua që tiranapost.al të jetë një portal më shumë, dua të jetë një dritë online. Të shkruajmë shkurt sidomos dhe ta nisim lajmin pa bërë meditime. Më tmerrojnë tekstet që duhet t’i studiosh për t’i kuptuar. Shkruaj thjesht o gazetar kudo që ndodhesh!”, thotë ajo. Momentalisht nga televizioni ka hequr dorë e nuk e sheh më si prioritetin e saj më të madh. Madje Mira thotë se ndonëse ishte çdo ditë në transmetim në një kanal të rëndësishëm si “Top Channel”, askush nuk e kujton se ka qenë në një emision të përditshëm. Mirën vazhdojnë e njohin kryesisht për shkrimet e saj cilësore e për penën e veçantë. Isha para dy zgjedhjesh; të prisja të më ndriste ylli në Top Channel, pasi drejtuesit e rinj vazhdimisht më thoshin se kishin plane ambicioze për mua, ose të mos prisja për të bërë gazetaren, sepse gazetar nuk të bëjnë vetëm studiot e mëdha, as logot e tilla, por punët e mira. Le që ku ka më gjë të madhe në këto kohë. Sot të gjithë janë online. Ende njerëzit që takoj, të njohur e të panjohur më identifikojnë me intervistat e Dosjes Hajdari, shkrimet e mia herë pas here në media online, rubrikën ‘Lunch’, Big Brother sigurisht por ajo që më ka tronditur është se nuk kujtohen që kam qenë në një emision të përditshëm sezonin e kaluar. Kështu mora vendimin final dhe nisa të mendoj për Tiranapost.al, e painteresuar për t’ju përmbajtur me fanatizëm një pune në televizion”, thotë ajo.






Tags: Mira Kazhani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Next Post
Flet Ami: Ja si do e kalojmë Shën Valentinin unë dhe Ermali, do të jemi të dy të ftuar edhe në studion e…

Flet Ami: Ja si do e kalojmë Shën Valentinin unë dhe Ermali, do të jemi të dy të ftuar edhe në studion e...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera