Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

MIRATIMI I LIGJIT/ Ç’do ndodhë me “Call Center” e 25 mijë të punësuarit tanë

08/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
MIRATIMI I LIGJIT/ Ç’do ndodhë me “Call Center” e 25 mijë të punësuarit tanë

Senati italian bashkë me miratimin e buxhetit të vitit 2017, ka kaluar dhe disa ligjet ku mes të cilave dhe ‘ligji i stabilitetit’ që rregullon sektorin e ‘call center’. Senati italian kaloi me 166 vota pro ndryshimet që prekin edhe shërbimin “call center”, duke dëmtuar kështu rëndë këtë industri në Shqipëri, raporton “Panorama”. Bëhet fjalë për ndryshimet ligjore që dekurajojnë eksportimin e kësaj industrie nga Italia, duke rënduar direkt kompanitë italiane në vendet jashtë BE­-së, dhe duke sjellë një klimë aspak pozitive në Shqipëri. Do të duhet të kalojnë të paktën 2 muaj, ose 60 ditë, që penalitetet e miratuara dje nga Senati të hyjnë në fuqi, por e sigurt është që pas miratimit të ligjit, kompanitë italiane nuk do ta shohin më Shqipërinë si një treg të mundshëm investimesh në këtë sektor. Qeveria italiane arriti të mbronte bizneset vendëse dhe dëmtoi industritë jashtë saj.





ÇFARË NDODH?

Me miratimin e ligjit ashpërsohen gjobat për kompanitë “Call Center” jashtë Italisë. Ligji i ri parashikon që të gjitha kompanitë që duan ta ushtrojnë shërbimin jashtë Italisë, brenda 30 ditëve duhet të tregojnë numrin e punonjësve dhe destinacionin. Nga ana tjetër, duhet që të raportohen në Ministrinë e Ekonomisë numrat telefonikë që do përdoren. Deri këtu, ligji thjesht evidenton më fort normativat e ligjit të vjetër. Por Qeveria italiane ka hequr edhe incentivat për këto kompani. Sikundër ka bërë të detyrueshme njoftimin e telefonuesit pritës të destinacionit nga vjen thirrja. Pra, në rastet e shërbimit nga Shqipëria, thirrësi duhet të njoftojë klientin italian se po flet nga Shqipëria. Kjo pikë është më e prekshmja për kompanitë në Shqipëri, pasi lidhja e kontratave apo ofrimi i shërbimeve me një telefonatë që vjen nga Tirana mund të dobësojë besimin e familjes italiane për shërbimin që i ofrohet.


DËSHTIMI I LOBIMIT

Qeveria shqiptare e kujtua shumë vonë të niste një lobim me Qeverinë italiane për mosmiratimin e ligjit. Edhe pse kishte më shumë se 6 muaj që ligji qarkullonte në tavolinat e parlamentarëve dhe senatorëve italianë, qeveria shqiptare iu drejtua me një letër qeverisë Renzi vetëm pasi kjo reformë kaloi Dhomën e parë të Legjislativit italian. Sot, Renzi ka dhënë dorëheqjen dhe ligji është miratuar. Tashmë priten vetëm të fillojnë efektet në Shqipëri. Cilat janë këto efekte? Sipërmarrësit italianë janë shprehur për gazetën se ndryshimet e ligjit, sidomos gjobat deri në 150 mijë euro për mosnjoftimin e vendit nga vjen thirrja, dhe ashpërsimet e penaliteteve të tjera do ta bëjnë të pamundur vazhdimin e punës në Shqipëri. Aktualisht, në vend ka rreth 25 mijë të punësuar të deklaruar që punojnë në kompanitë “call center”. Italianët “pesimistë” mendojnë të shkojnë në vendet e tjera, pjesë e Bashkimit Europian, ku mbrohen nga traktatet e tregtisë së BE­së. Pjesa tjetër e sipërmarrjes, më “optimistët”, parashikojnë që të frenohet zhvillimi i mëtejshëm i kësaj industrie. Sipas tyre, ligji nuk do të prekë kompanitë aktuale, por do të bëjë të paleverdishme hapjen e kompanive të reja. Në të dyja variantet, Shqipëria pas miratimit të këtij ligji nuk është më atraktive në këtë sektor, sikundër gjobat e majme të miratuara do të rrezikojnë ndjeshëm kompanitë aktuale. Duhet parë si do të sillen konsumatorët italianë, kur shërbimi që do t’u ofrohet në telefon do të vijë si “call from Albania”.

Kreu i Shoqatës: Ja ç’do ndodhë me punonjësit

Në një interviste dhënë për “Gazeta Shqiptare”, kryetari i Shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentian Drenova shpjegon në detaje se çfarë do të ndodhë me ‘Call­ Center­’-at në Shqipëri, pas miratimit të ligjit nga senati italian. 

Z. Drenova, çfarë do të ndodhë me kompanitë Call­ Center që operojnë në vendin tonë pas miratimit të Buxhetit 2017 nga senati italian?

Nuk është se do të ketë impakt të menjëhershëm, por do të ketë forcim të rregullave. Një pjesë e rregullave kanë qenë edhe më përpara, por thjesht nuk ka pasur kontroll. Janë rritur penalitetet, kështu që do të ketë një kontroll më të madh nga autoritetet italiane për sa u përket privatësisë dhe garantimit të të dhënave personale. Do ketë një shtrëngim. Ne do të mblidhemi javën që vjen me gjithë Call Center­at që operojnë në Shqipëri për të diskutuar, sepse bizneset janë duke parë opsionin e hapjes së një selie në Rumani. Unë personalisht do shkoj në Rumani për këtë arsye dhe për ta kanalizuar punën nëpërmjet Rumanisë, pavarësisht se biznesi do të vijojë të funksionojë këtu. Mund të ketë një reduktim të punës. Nuk mendoj se do të ketë mbyllje Call ­Center­ash. Mbyllje do ketë, besoj, te ato që janë më të vegjël, ndërsa do të shohim çfarë reagimi do të kenë Call ­Center­at multinacionale. Ato janë më të penalizuarat, për shkak të rregullave të forta dhe sepse janë seli të kompanive italiane në Shqipëri.

Reduktimi i punës, nënkupton edhe reduktim të stafit?

E sigurt është që nuk do të ketë mbyllje, por reduktim pune. Ky reduktim, pa dyshim, nënkupton se nuk do të ketë rritje punonjësish, por mund të ketë një fluks nga një Call­Center te tjetri. Ato biznese që do të kenë mundësi financiare dhe nga ana ligjore do të përshtatin ligjin nëpërmjet fluksit të punës dhe kontratave të reja që do të duhet të adaptojnë edhe me kontraktuesit që japin punë, do të ketë një “emigrim” brendapërbrenda tregut. Sigurisht që do të ketë edhe një reduktim të numrit të punonjësve.

Po në drejtim të formalizimit, çfarë pritet të ndodhë?

Informalizimi i tregut ka qenë shumë i madh këtë periudhë dhe do të shkojë drejt një formalizimi. Pra do të kemi pak më tepër rregulla dhe kompanitë më solide do të kenë mundësinë të jenë më konkurruese, sepse deri tani ka pasur probleme me konkurrencën e ndershme në treg. 

Keni sinjale nga kompani të tjera që janë duke u tërhequr drejt Rumanisë?

Sinjalet janë ato që ishin. Pra, ka pasur interesime për të hapur në Rumani nga kompanitë e mëdha. Gjithsesi nuk mund të prononcohem zyrtarisht pa u takuar me përfaqësuesit e mëdhenj të biznesit për të pasur një ide më të qartë. Unë vetë jam biznes shqiptar dhe përfaqësoj biznesin shqiptar, por meqenëse përfshirja e bizneseve italiane në lobingun kundër kalimit të ligjit në Itali ka qenë më aktive sesa e jona, ata janë më konkretë në masat që do marrin. Tre përfaqësues të mëdhenj kanë qenë në Itali këto ditë për shkak të ligjit dhe kanë vazhduar lobingun, dhe pres t’i takoj këto ditë.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare, ishin të mjaftueshme për mosmiratimin e ligjit nga senati italian?

Jo, ishin të pamjaftueshme për sa kohë u kujtuam shumë vonë. Me gjithë përpjekjet e tyre dhe për shkak të rënies së qeverisë “Renzi”, ku ishte shpresa jonë, ranë të gjitha përtokë. Edhe shkaku i rënies së qeverisë përshpejtoi dhe kalimin e buxhetit, dhe ne kishim shpresën që do të shtyhej. Gjithsesi ne kemi qenë në kontakt me qeverinë dhe ata kanë qenë shumë të angazhuar me këtë punë dhe shumë të shqetësuar, por ishim shumë vonë./ Gazeta Shqiptare

Tags: call centerligji
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
Next Post
FOTO/ Tahiri u shtron darkë me birra të rinjve të FRESSH-it

FOTO/ Tahiri u shtron darkë me birra të rinjve të FRESSH-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera