Njoftimi i disa ditëve më parë në faqen zyrtare të ‘Top Channel’ ku kërkoheshin moderatorë të rinj për drejtimin e ‘Portokallisë’ ngritën shumë pikëpyetje në rrjet. Mbrëmjen e kaluar, Eneda Tarifa konfirmoi largimin nga programi i humorit duke theksuar se tanimë do t’i përkushtohet muzikës, ndërsa Salsano i ka hedhur poshtë zërat e largimit me një video në ‘Instagram-in’ e tij.
Salsano ka publikuar një video në ambientet e ‘Top Channel’ krah aktorit Erdit Asllanaj, në të cilën ka shkruar: “Prova baleti. Efekti”.
Në këtë mënyrë Rrapi ka pohuar se do të vazhdojë të jetë në drejtimin e ‘Portokallisë’, duke lënë në engimë faktin se cila vajzë do ta shoqërojë në bashkëprezantim./revistawho.com









