Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mirela Milori i bashkohet ekipit të Euronews Albania!

31/01/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Mirela Milori i bashkohet ekipit të Euronews Albania!

Me atë aureolën e saj unike, profilin serioz e zërin e paqtë, e shndërruar ndër vite si ikonë e ekranit dhe e gazetarisë së vërtetë e profesionale, Mirela Milori ka vendosur të hedhë së fundmi hapin e madh të radhës – drejt Euronews Albania, si figura e edicionit qëndror të lajmeve dhe si gazetarja që do të intervistojë çdo të dielë në orën 18.00 personalitete të aktualitetit politik, social, ekonomik e kulturor në Shqipëri.






“Interview” titullohet emisioni i cili ka ngjallur që në lançimin e spotit të tij shumë kureshtje. Mirela do të sigurohet që, ashtu si çdo koleg, në çdo program të Euronews Albania, në “Interview” të ndahen “të gjitha lajmet, të gjitha pikëpamjet”. Gazetarja Milori, një ikonë e gazetarisë, si përpara kamerave ashtu edhe në terren, shprehet entuziaste për aventurën dhe familjen e saj të re, ku e kanë pritur me shumë besim e dashamirësi. “Euronews Albania është një logo që përfaqëson denjësisht emrin Euronews”, shprehet Milori. “Kjo më dha besim fillimisht. Shoh energji, punë, lajme dhe mbi të gjitha, një filozofi bashkëkohore në menaxhim dhe aspektin editorial.

Gjeta njerëz që më duan dhe po më mbështesin në idetë e mia.” Me një karrierë prej më shumë dekadash, jo vetëm në gazetarinë shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare, si reportere dhe spikere lajmesh e “Zërit të Amerikës” në Uashington, DC, Mirela është garancia e një suksesi të paralajmëruar. Intervistat e saj, jemi të bindur, do të gjenerojnë shumë shpejt video virale në rrjetet sociale dhe tituj ekskluzivë në median online, pasi ajo di mirë si ta nxjerrë lajmin dhe t’i sjellë publikut atë për të cilën ka më shumë interes. Me atë qetësinë dhe seriozitetin që e karakterizon. 

Tags: euronewsmirela milorirevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Next Post
Ben Affleck del me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten pa kurrëfarë problemi!

Ben Affleck del me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten pa kurrëfarë problemi!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera