Miriam Cani i ka dedikuar fjalë tejet emocionuese nënës së saj, e cila sot do të festonte ditëlindjen. Këngëtarja ka postuar një foto të vjetër të së ëmës dhe shkruan se i mungon shumë e do të donte që fëmijët të ndjenin dashurinë e saj.
”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël. Të shihnin një herë buzëqeshjen më të bukur në botë. Të ndjenin dashurinë tënde hyjnore”, shkruan Miriami.









