Ata janë padyshim çifiti më i pëlqyer i skenës muzikore shqiptare! Dashurinë dhe mbështetjen kundrejt njëri-tjetrit nuk e kanë kursyer asnjëherë… Këtë herë ka qenë Miriami që i ka dhënë suport Albanit, duke ftuar të gjithë fansa për të ndjekur koncertin ‘live’ që dhuroi në Tiranë dhe Kosovë. “Për të gjithë ata që nuk patën mundësinë t’a ndiqnin live jam i lumtur t’ju njoftoj se “Tingujt e Ditarit tim” do të transmetohet në Top Channel, data 2 Prill, ora 21:00”, shkruhet në postimin e Albanit.