“Nuk jam dukur që jam shtatzënë deri në muajin e 8, pothuajse jam dobësuar në shtatzëni 2 kilogramë. Është e çuditshme në fakt, kam humbur kilogramë”. Kështu ka rrëfyer për pritjen e saj të ëmbël, ish-konkurrentja e “Big Brother” Mirjeta Bajramaj për “Panorama”. Vajza nga veriu e cila prej vitesh jeton në Londër është lumturisht e dashuruar me biznesmenin shqiptar e tashmë janë prindër të një djali që e kanë quajtur Lukas. Shumë e kënaqur me jetën e saj të re, Mirjeta tregon edhe planet për të ardhmen: E ardhmja është të rrisim djalin në mënyrën më të mirë, pastaj të bëjmë dhe një vajzë, të zgjerojmë bizneset tona dhe të shijojmë çdo sekondë të jetës sonë të plotësuar.